Pas zgjedhjeve, SHBA: Presim që Qeveria e re e Kosovës të rifillojë bisedimet me Serbinë

Tuesday, 08 October 2019 17:56

Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit tha se SHBA-ja pret që udhëheqja e re në Kosovë të rifillojë menjëherë bisedimet me Serbinë drejt një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve.

Shtetet e Bashkuara e urojnë popullin e Kosovës për përfundimin e suksesshëm të zgjedhjeve parlamentare, tha ky zëdhënës për Zërin e Amerikës.618E59E4-51B1-4ECD-B26C-57ADAF14F0CE_cx0_cy0_cw91_w1023_r1_s

“Ne mirëpresim mundësinë që të punojmë me një qeveri të re pro-dialog, që të jetë e angazhuar për forcimin e demokracisë dhe paqes, për drejtësi dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët e Kosovës. Ne kemi qenë të qartë për pritshmërinë tonë, që udhëheqja e re e Kosovës të jetë e gatshme të rifillojë menjëherë bisedimet me Serbinë dhe të punojë drejt një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve”, tha zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit.

Bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi janë ndërprerë qëkur Kosova u ka vënë taksë prodhimeve të importuara nga Serbia, në nëntor të vitit të kaluar.

Përkundër thirrjeve të SHBA-së dhe të Bashkimit Evropian për heqjen e kësaj takse dhe zhbllokimin e dialogut, autoritetet në Kosovë nuk kanë ndryshuar qëndrim.

Zyrtarët në Serbi, në anën tjetër, kanë marrë qëndrim për mosvazhdimin e dialogut derisa të hiqet taksa. Kosova ka mbajtur më 6 tetor zgjedhjet e parakohshme paralamentare./ REL

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...