Tensione në veri të Kosovës, Policia nuk lejon futbollistët serbë të kalojnë kufirin

E mërkurë, 09 October 2019 12:43

Tensione në veri të Kosovës. Autobusi me futbollistët e Crvena Zvezdës është duke u kthyer për në Serbi, pasi që nuk iu lejua hyrja në Kosovë nga Policia.

Sot në orën 15:00 ishte planifikuar një ndeshje mes klubit serb nga Kosova, ‘Trepçës’, dhe Crvena Zvezdas në territorin e Kosovës. Federata e Futbollit e Kosovës kishte lajmëruar se ndeshja nuk do të zhvillohet dhe për këtë gjë kishte kërkuar ndihmë nga Policia e Kosovës, e cila e kishte detyrën për t’i ndalur futbollistë serbë të hyjnë në territorin e Kosovës.

Gjithë ky veprim vjen pasi Federata e Futbollit e Kosovës ka kundërshtuar  pjesëmarrjen e klubeve serbe nga Kosova në garat e Serbisë, duke insistuar se vetëm ajo ka të drejtë të organizojë gara në territorin e Kosovës.

Kjo ka sjellë edhe tensione në doganë pasi në kufi për të pritur futbollistët ishin edhe tifozët e tyre. Situata është qetësuar pas largimit të futbollistëve serbë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...