Çekia nuk ndryshon qëndrimin ndaj pavarësisë së Kosovës

Premte, 11 October 2019 18:33

Zyrtarët më të lartë kushtetues të Çekisë, refuzua të enjten mbrëma propozimin e presidentit Millosh Zeman për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Presidenti çek tha më 11 shtator në Beograd se do të diskutojë me ekspertët kushtetues të vendit të tij, mundësinë e tërheqjes së njohjes së pavarësisë së Kosovës, një veprim që nuk përkon me postin kryesisht ceremonial të tij.

Ai e shtroi këtë çështje në një takim të zyrtarëve më të lartë kushtetues në mesin e të cilëve janë presidenti, kryeministri, kryetare dhomave të parlamentit, ministri i jashtëm, ai i brendshëm dhe i mbrojtjes.

Ministri i Jashtëm çek, Tomáš Petříček, tha se ishte përfundim i takimit që qëndrimi i Republikës Çeke kundrejt Kosovës, nuk ka ndryshuar.

Deklaratat e bëra në Beograd nga presidenti 74 vjeçar, që është i njohur për qëndrime kundërthënëse, kishin nxitur reagime në Çeki, ku idetë e tilla ishin cilësuar joreale.

Çekia e ka njohur Kosovën në maj të vitit 2008.

Pavarësia e Kosovës e shpallur në shkurt të atij viti, vazhdon të kundërshtohet nga Serbia e cila është përfshirë në përpjekje për të nxitur tërheqjen e njohjeve për Kosovën.

Aspiratat e të dyja vendeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian janë të kushtëzuara me një marrëveshje normalizimi marrëdhëniesh ndërmjet tyre dhe së fundmi administrata amerikane është angazhuar për ripërtëritjen e procesit te bisedimeve ndërmjet të dyja vendeve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...