Arrestohet në një hotel të Prishtinës pedofili nga Rusia

E mërkurë, 16 October 2019 13:34

Artyom Skrobov është arrestuar në një hotel të Prishtinës, pasi që dyshohet se ai është përfshirë në skena me motive të ulëta me fëmijë. Organet e rendit kanë gjetur se 39-vjeçari Artyom Skrobov merret me krime kibernetike. Në pajisjet e tij janë gjetur elementë të inxhinierisë teknologjike (IT), mjete për “phishing” dhe ndërhyrjes në privatësi përmes softuerëve të fushës së sigurisë.

Skrobov është edhe hulumtues i sigurisë në kompaninë “Check Point”, me interes të veçantë në “inxhinierinë e kundërt” dhe hakimin e nivelit të ulët. Sipas të dhënave të institucioneve përkatëse të Republikës së Kosovës, nuk dihet nëse Andrey Skrobov ka lidhje të drejtpërdrejta me institucionet e sigurisë së Federatës së Rusisë, por është vërtetuar se i njëjti në Kosovë (Jarinjë) ka hyrë me tren nga Serbia.

Në hulumtimin e redaksisë për Skrobovin, në rrjetin e tij social në Facebook shihet se më 12 tetor ka postuar fotografi nga Kragujevci i Serbisë.

Sipas përmbajtjes së fotografive të postuara, shihet prania e shtuar e fotografive me fëmijë nëpër parqe në qytete të ndryshme nëpër botë.

Gjithashtu, në YOUTUBE , ai shihet tek mban një prezantim hulumtues “sulmet e avancuara me SMS”, gjë që e ndërlidh Artyom Skrobovin, rusin e arrestuar në Prishtinë me dyshimet e përfshirjes në krim kibernetik.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar arrestimin e këtij të dyshuari në raportin e saj 24 orësh për dyshimet për kryerje të veprës penale keqpërdorim i fëmijëve me pornografi.

Me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në cilësinë e provave policia ka konfirmuar se ka sekuestruar: një laptop, një telefon mobil, një aparat fotografik dhe një SD kartë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...