Foto/ Pas festës madhështore në Prishtinë, Albin Kurti gati të surprizojë edhe Tiranën

E mërkurë, 16 October 2019 20:56

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti edhe pse nuk është shpallur ende zyrtarisht si fitues i zgjedhjeve në Kosovë, ka nisur me shpejtësi përgatitjet për të kulmuar me një festë madhështore në Tiranë. Në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 6 tetorit, lideri i VV-së u rendit i pari duke sfiduar kështu shumë emra të njohur të politikës në Kosovë.

Lëvizja Vetëvendosje u rendit si forcë e parë politike në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit dhe këtë fitore Albin Kurti ka vendosur që ta festojë edhe në Tiranë.

Qendra e Vetëvendosjes në Tiranë me një njoftim të shpërndarë në “Facebook” thekson se Albin Kurti do të jetë të dielën e 20 tetorit në kryeqytetin e Shqipërisë, në orën 19:00, pranë pedonales në qendër, aty ku do të mbajë edhe një fjalim përpara të pranishmëve.

“Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri ju fton të na bashkoheni në Tiranë në mbrëmjen festive që organizojmë për të shënuar fitoren e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kosovë. Në këtë aktivitet i ftuar nderi është Kryeministri i ardhshm i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i cili do të mbajë edhe një fjalë rasti.Ju mirëpresim ditën e diel, më 20 tetor, ora 19:00, te Bar Kinema Millenium, pranë “pedonales” në qendër të Tiranës”-thekson Qendra e Vetëvendosjes në Tiranë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...