Borxhi i Serbisë ndaj pensionistëve të Kosovës arrin në miliarda euro, zbulohet shifra e frikshme

E Enjte, 17 October 2019 08:43

Shteti i Serbisë vazhdon t’i ketë  borxhe të  mëdha shtetit të  Kosovës. Ky shtet borxhe ka edhe ndajë  pensionistëve kosovarë .  Sipas raportit për çështjen e pensioneve nga vitit 1999 deri në vitin 2016, vlera e borxhit që Serbia ka ndaj Kosovës është 2 miliardë e 849 mijë e 907 euro.

Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillim (RIDEA) ka prezantuar studimin e radhës lidhur me fondin e sigurimit pensional dhe invalidor të Kosovës si dhe raportet bilaterale Kosovë-Serbi në sektorin e energjisë. Në të dyja këto fusha, sipas këtij Instituti, Kosova është duke humbur vlera të mëdha parash. Në konferencë u shpalosen disa nga gjetjet kryesore dhe rekomandimet nga studimet në fjalë.

Hulumtuesja nga RIDEA, Mrika Kotorri, ka treguar  se shuarja dhe përvetësimi i pagesës së pensioneve të kosovarëve nga ana e Serbisë i ka penguar pensionistët kontributdhënës në shfrytëzimin e pasurisë së tyre.

“Fondi i Sigurimit Pensional është menaxhuar nga Bashkësia Vetëqeverisëse e Interesit mbi Sigurimin Pensional dhe Invalidor (BVI-SPI) si një sistem i pavarur dhe i bazuar në parimin e solidaritetit mes gjeneratave. Fondi ka ofruar mjete për siguri materiale dhe shëndetësore të cilat janë siguruar në bazë të punës dhe kontributit të detyrueshëm. Fondi ka luajtur një rol të rëndësishëm socio-ekonomik në mirëqenien e përfituesve dhe ka shërbyer si një mjet i rëndësishëm financiar kundër skamjes në pleqëri. Prandaj shuarja dhe përvetësimi i jashtëligjshëm i BVI-SPI dhe suspendimi i jashtëligjshëm i pagesës së pensioneve nga ana e Serbisë i ka penguar pensionistët kontributdhënës në shfrytëzimin e qetë te pasurisë se tyre”.

Sipas raportit për çështjen e pensioneve nga vitit 1999 deri në vitin 2016, vlera e borxhit që Serbia ka ndaj Kosovës është 2 miliardë e 849 mijë e 907 euro.

Raporti i rekomandoi shtetit serb që zyrtarisht ta pranojnë përgjegjësinë për dëmin në para dhe dëmin jo-pasuror që ia ka shkaktuar pensionistëve kontributdhënës si dhe t’u kërkojë falje këtyre të fundit për dëmet që ua ka bërë.

Duke folur për marrëveshjet energjetike midis Kosovës dhe Serbisë, hulumtuesi Bekim Krasniqi tha se ato nuk janë zbatuar dhe shumë nga to janë shkelur nga shteti fqinj. Krasniqi tregoi se borxhi nga faturat e energjisë elektrike të pjesës veriore të banuar me shumicë serbe, ka kaluar shifrën 200 milionë.

“Marrëveshja që buron nga dialogu i Brukselit nuk janë zbatuar, pra kemi shkelje të marrëveshjes. Serbia ka dërguar kërkesë për rishikimin e kësaj marrëveshje duke bërë shkelje. Mospagesa e faturave të energjisë në pjesën veriore deri më sot ka arritur vlerën 204 milionë euro”.

Ndryshe, shteti i Serbisë kishte ndalur kontributet e pensionistëve të Kosovës nga qershori i vitit 1999, pas përfundimit të luftës së fundit në Kosovë.

Që nga atëherë, pensionistët e periudhës para vitit 1999 nuk kanë arritur të marrin paratë e tyre nga ky fond, ndërkohë që, sipas Shoqatës së Pensionistëve, tashmë një numër i konsiderueshëm edhe kanë ndërruar jetë dhe mbetet e diskutueshme edhe çështja e trashëgimit të pensionit. /Monitor.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...