Aksidentohet eskorta e Albin Kurtit, Vetëvendosje: Ja çfarë ndodhi

Diel, 20 October 2019 21:48

Pak më parë është raportuar se eskorta e liderit të Vetëvendosjes dhe kryeministrit të ardhshëm të Kosovës, Albin Kurtit, është aksidentuar. Mësohet se aksidenti ka ndodhur pak më parë në zonën e Qafë-Kasharit ku Kurti po kthehej nga festa e Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë. Nga aksidenti nuk ka patur të lënduar por vetëm dëme materiale.

Ndërkohë pas lajmeve të publikuar nëpër media për aksidentimin e Kurtit, ka reaguar edhe Lëvizja Vetëvendosje. Zyra për Media e Vetëvendosjes ka konfirmuar se aksidenti ka ndodhur por nuk ka patur asnjë të lënduar.

'Gjithçka është në rregull, ka qenë një aksident pa lëndime njerëzore', kanë thënë përfaqësues nga Vetëvendosja.

Kujtojmë se lideri i VV, Albin Kurti, qëndroi në Tiranë mbrëmjen e sotme për ta festuar fitoren e Vetëvendosjes në zgjedhjet parlamentare të parakohshme të 6 tetorit në Kosovë.

Ndërkohë mësohet se policia ka marrë masa administrative ndaj drejtuesve të mjetit ndërsa eskorta e kreut të Vetëvendosjes ka vazhduar pa probleme rrugën drejt Rinasit.  Raportohet se përplasja e mjeteve nuk ka qenë e fortë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...