Kosova, tjetër operacion në Siri/ 37 gra dhe fëmijë presin në kufi me Turqinë që të riatdhesohen

Hënë, 21 October 2019 21:15

Ka arritur në 35 numri i grave dhe fëmijëve nga Kosova që janë larguar nga kampet dhe burgjet e Sirisë, drejt qytetit Qamishli në kufi me Turqinë.

Ata po presin riatdhesimin në vendlindje duke tentuar kalimin e kufirit për të dalë në Turqi.

Por, drejtori i Institutit për Studime Ndërkombëtare në Kosovë, Bedri Elezi i cili ndihmon në riatdhesimin e tyre nga zonat e konfliktit, tregon se në kampet më të mëdha të Sirisë, larg kufirit me Turqinë, dyshohet se gjenden edhe rreth 37 gra e fëmijë të tjerë.

Por, çfarë po bëjnë institucionet e Kosovës për riatdhesimin e tyre?
Derisa Ministria e Punëve të Jashtme nuk i është përgjigjur kësaj pyetje, ministri i Punëve të Brendshme thotë se qytetarët janë të sigurt atje dhe në kontakt me palën amerikane po presin kryerjen e këtij operacioni.

Por, funksionin e palës amerikane e vë në pikëpyetje Elezi, që pas tërheqjes së trupave ushtarake me kërkesë të presidentit të SHBA-ve, Donald Trump.
Elezi tregon se mundësitë më të mëdha për kthimin e tyre ekzistojnë përmes shtetit turk apo edhe autoriteteve kurde.

Në mesnatën e 19 prillit Kosova u bë ndër vendet e para që ktheu shtetasit e vetë nga lufta e ISIS-it, operacion i kryer me përkrahjen e SHBA-ve.
Me këtë rast u paralajmërua edhe kthimi i mbi 80 të tjerëve që mbetën në Siri.

Top Channel raportoi ditë më parë për historinë e një vajze nga Kosova, motra e së cilës ka mbetur ende në Siri.

E gjatë shtatë vjetëve të fundit besohet se më shumë se 400 qytetarë i janë bashkuar luftës së Shtetit Islamik.

Alberta Hashani

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...