Thaçi mund të shkarkohet për shkak të raporteve me Serbinë/ Deklarata e fortë e Albin Kurtit

Hënë, 21 October 2019 21:24

Kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti është i ftuari i mbrëmjes së sotme në emisionin ‘Çim Peka Live’ në SYRI TV.

I pyetur nga gazetari Çim Peka, nëse ndërkombëtarët do të thërrasin Hashim Thaçin në bisedime me Serbinë, çfarë do të bëjë Albin Kurti, kreu i VV është shprehur se kjo është shkelje e kushtetutës.

‘Nëse do të ndodhje kjo, kjo është shkelje e kushtetutës. Është gjykata Kushtetuese që ka vendosur se drejtues i negociatave me Serbinë është kryeministri. Hashim Thaçi do të jetë drejtues i shtetit, por ai nuk do të mund të drejtojë apo bëjë politikën e jashtme. Është problem të bësh marrëveshje me dikë, kur nuk pajtohesh as për faktet.

Ne themi se kanë përdhunuar 20 mijë vajza e gra, Serbia thotë shkije. Ne themi na kanë djegur shtëpitë, Serbia thotë terrorist. Ne themi që na kanë vjedhur fondet bankare, të pensioneve, Serbia thotë prap terrorist.

 

Nëse serbët nuk pranojnë të diskutojnë këto gjëra, çfarë ndodh?

Unë si drejtues do të mbledh spektrin politik në Kosovë dhe do të bëj një listë të kërkesave. Në këtë listë unë do të përfshijë edhe liderët e tjerë të partive opozitare. Serbia para se të jetë e fiksuar pas territori, është shoviniste ndaj shqiptarëve. Serbinë e pengojnë shqiptarët.

A mendoni se kjo listë i bllokojnë bisedimet?

Edhe dëshmorët po të çohen nga varret, nuk ja falin borxhet Serbisë, jo më ne që jemi të gjallë. Jam shumë kureshtarë të di se çfarë përgjigje do të japë Serbia. Këtë do ta bëj edhe si shqiptar, si kryeministër. Serbia ka vrarë 160 mijë jo serbë në luftërat e tyre. Nëse 1 serb ka vrarë, 1 mijë kroatë, boshnjakë, apo shqiptarë janë vetëm 160 kriminelë që kanë qenë në burgjet e Serbisë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...