Ushqimet më të këqija për trurin, ja çfarë duhet të shmangni…

Tuesday, 22 October 2019 08:48

Truri është gjithë kohës në punë. Ai përkujdeset për mendimet, lëvizjet, frymëmarrjen, rrahjet e zemrës dhe shqisat. Kjo nënkupton se truri ka nevojë të ushqehet rregullisht dhe në mënyrë të pasur. Mënyra më e mirë për ta bërë këtë është që të përzgjidhni ushqimet më të mira dhe të shmangni ato që janë me të vërtetë të këqija. Kjo është shumë e domosdoshme sepse gjithçka që hani, ndikon tek struktura dhe funksionet e trurit por edhe tek humori.

Ushqimet më të këqija për trurin

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të zbuloni ushqimet që dëmtojnë funksionet e trurit, veçanërisht nëse konsumohen afatgjatë.

Vaji vegjetal

Këto vajra përmbajnë sasi të mëdha të acideve yndyrore omega-6, i cili nxit shfaqjen e inflamacionit në tru.

Këto acide janë të shëndetshme për kockat, lëkurën dhe flokët por i bëjnë keq trurit.

Në vend të këtyre vajrave duhet të përdorni alternativa të pasura me acide yndyrore omega-3 që luftojnë inflamacionin.

Këto acide i gjejmë tek vaji i ullirit.

Të Skuqurat

Ushqimet e skuqura jo vetëm që janë të këqija për peshën por kanë një ndikim negative në shëndetin e trurit. Studimet tregojnë se njerëzit që hanë shumë ushqime të skuqura kanë mangësi në aftësinë e të nxënit, kujtesën dhe funksione të tjera të trurit. Sipas studimeve të skuqurat nxisin inflamacionin dhe zvogëlojnë trurin.

Pijet e Gazuara

Pijet e gazuara janë të mbushura me sheqer përmbajnë fruktozë, që rrit rrezikun e sklerozës në tru. Sasitë e mëdha të sheqerit shkaktojnë dëmtime të shumta nervore.

Drithërat e rafinuar

Buka e bardhë, orizi, makarona, drithërat dhe sheqerit janë disa prej karbohidrateve që nuk duhet t’i hani me tepricë dhe të cilat duhen shmangur në të mirë të trurit. Këto ushqime përthithen shumë shpejt në gjak duke rritur nivelin e sheqerit dhe insulinës.

Alkooli

Ekspertët sqarojnë se një gotë me verë të kuqe që pihet rrallë, është e shëndetshme për organizmin. Megjithatë, sasitë e tepruara të alkoolit mund të jenë toksike për strukturën dhe funksionet e trurit, pavarësisht moshës.

Sasia e rekomanduar e alkoolit është një gotë në ditë për gratë dhe vajzat dhe dy gota në ditë për burrat./AgroWeb

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...