VOA: Kosovë, mirëpritet rezoluta e SHBA-së për vëllezërit Bytyqi

E mërkurë, 23 October 2019 14:53

Përfaqësues të institucioneve dhe partive politike në Kosovë mirëpritën të mërkurën vendimin e dhomës së Përfaqësuesve, për të miratuar një rezolutë, me anë të së cilës i kërkohet Serbisë që të vërë para drejtësisë vrasësit e tre vëllezërve Bytyçi, shtetas amerikanë, në vitin 1999.

Rezoluta bën thirrje po ashtu që përparimi në ndriçimin e këtij rasti të jetë “faktor i rëndësishëm që përcakton zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Serbisë”.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi përmes llogarisë së tij në Facebook tha se miratimi i rezolutës “mundëson që të shtyhet përpara çështja në instancat më të larta të SHBA-së, por gjithashtu tregon se kur është në pyetje Kosova, SHBA-ja është një, pa dallime partiake. Për ne është inkurajim që të vazhdojmë të kërkojmë drejtësi për të gjitha viktimat e regjimit serb në Kosovë dhe se drejtësia për vëllezërit Bytyqi më në fund do të vihet në vend”,shkroi presidenti Thaçi.

Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj e quajti lajm të mirë jo vetëm për familjen Bytyqi por edhe për siç tha dëshmimin e krimeve të pushtetit serb, të kryera në Kosovë.

Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, zoti Haradinaj tha se “kjo rezolutë, e miratuar nga ShBA, si mbrojtëse e vlerave njerëzore dhe demokracisë, është mesazh i qartë për shtetin serb, se pranimi i fajësisë dhe vendosja para drejtësisë e akterëve të masakrave dhe vrasjes së shqiptarëve, është rruga e vetme drejt paqes dhe stabilitetit në rajon”,shkroi ai duke i bërë thirrje autoriteteve në Serbi që të pranojë realitetin dhe mos të fshehin faktet dhe kriminelët, por të distancohen nga ta dhe ti hapin rrugë drejtësisë.

Ministri në largim i punëve të jashtme, Behgjet Pacolli tha se mirëpret votimin e rezolutës në lidhje me siç tha vrasjen nga shteti i Serbisë të vëllezërve Bytyqi.

Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, zoti pacolli tha se “presidenti serb Vuçiç është përgjegjës për zgjidhjen e çështjes së Vëllezërve Bytyqi. Ata që janë përgjegjës për vrasjen e tyre duhet të sillen para drejtësisë”, shkroi ai.

Rezoluta ishte miratuar në korrik të këtij viti nga Komisioni për Marrëdhënie me Jashtë i Dhomës së Përfaqësuesve, vetëm pak ditë pas përvjetorit të vrasjes së vëllezërve Bytyçi. Ajo ishte hartuar nga ligjvënësit Eliot Engel dhe Lee Zeldin.

Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyçi, ishin pjesëtarë të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përkatësisht të batalionit Atlantiku, i përbërë nga shqiptarë që jetonin në Shtetet e Bashkuara, e të cilët ju bashkuan luftës në Kosovë.

Në muajin korrik të vitit 1999 ata ishin arrestuar në rrethana të panjohura nga forcat serbe në afërsi të vendkalimit kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Merdarë.

Një gjykatë në qytetin e Prokuples në Serbi, i kishte dënuar me nga 15 ditë heqje lirie nën akuzat për siç është thënë, kalim të paligjshëm të kufirit të ish Jugosllavisë.

Trupat tyre u gjetën në në një varrezë masive në Petrovo Selo në Serbinë lindore, në një bazë të kontrolluar nga njësitë që komandoheshin nga ish gjenerali i policisë serbe, Goran Radosavleviç, i njohur si Guri. Ata ishin me duar të lidhura dhe ishin qëlluar në kokë. VOA

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...