FOTOT/U helmuan 26 persona, shihni si numërohen votat e ardhura nga Serbia

E mërkurë, 23 October 2019 16:57

Pas helmimit, zyrtarët e KQZ-së kanë rinisur procesin e shqyrtimit dhe vlerësimit të fletëve të votimit të nisura nga Serbia.

Siç duket edhe nga fotot e mëposhtme, numëruesit janë veshur me maska, veshje të veçanta, dorëza e kapela, krejtësisht të izoluar nga çdo kontakt që mund të kenë me fletët e votimit.

“Ky vlerësim është i domosdoshëm pasi ka për qëllim të identifikojë një fletëvotim me personin që e ka dërguar pakon. Pra, që ta dijmë nëse fletëvotimi i dërguar është nga një votues i regjistruar suksesshëm si votues jashtë vendit. Pasi të bëhet ky vlerësim, do ta dijmë saktë se sa është numri i fletëvotimeve të aprovuara apo të refuzuara. Vetëm fletëvotimet e aprovuara numërohen”, tha për Ekspress zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Disa ditë më parë mediat nga Kosova i dhanë jehonë lajmit se 26 numërues votash janë helmuar pasi prekën votat që vinin nga Serbia. Ata shfaqqn shenja alergjie në fytyrë dhe duar. Ende nuk dihet se çfarë e shkaktoi një alergji të tillë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...