“Punuan për ndarjen”, Pas Ramës dhe Thaçit, Haradinaj akuzon edhe ambasadoren e Kosovës në SHBA Vlora Çitaku

Premte, 01 November 2019 13:40

Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj, i është rikthyer sërish idesë së ndarjes së Kosovës, ndërsa nuk harron të përmend sërish emra, që sipas tij janë të përfshirë në këtë “pazar”.

Teksa bëri homazhe në shtatoren e heroit, Zahir Pajaziti, Haradinaj solli edhe njëherë në publik emrin e kryeministrit Edi Rama dhe  presidentit Hashim Thaçi. Madje, Haradinaj në këtë kontekst përmendi edhe emrin e ambasadores së Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.

“Plotë zyrtarë të Kosovës që janë rreshtuar pro ndarjes në emër të shkëmbimit të territoreve kanë bërë gabim të madh, qoftë Vlora, presidenti Thaçi, kryeministri Rama dhe të tjerë”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj nuk hezitoi të përmendte akuza të rënda, teksa tha se këta figura kanë qenë pjesë e idesë për ndarje, përmes shkëmbimit të territoreve.

“Ky gabim nuk ua ndalon atyre që në situata tjera t’i shërbejnë vendit. Nuk është e ndaluar. Kanë qenë pjesë e kampanjës për ndarje përmes shkëmbimit të territoreve, ajo Çitaku, Thaçi, Rama, Vuçiç”, tha Haradinaj, shkuajnë mediat kosovare.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...