Komisioni Evropian: Bisedimet me Maqedoninë për anëtarësimin në BE duhet të hapen

Tuesday, 17 Prill 2018 17:37

KE rekomandon fillimin e bisedimeve me Maqedoninë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Komisioni vëren përparimin e arritur të republikës ish-jugosllave, ndërsa nënvizon thellimin e hapave reformues për çështjet me përparësi.

Në këtë kuadër, theksohet nevoja e reformave të mëtejshme në fushat e gjyqësorit, të drejtave themelore, liria dhe siguria e qytetarëve dhe e vendit.
Komisioni Evropian nënvizon se Maqedonia, ose më saktë Republika ish-jugosllave e Maqedonisë, siç i referohet, “ka kapërcyer në masë të madhe krizën e thellë politike, ndërsa reformat e nevojshme strukturore paraqesin proces për çka duhen vite të tëra dhe dëmi i shkaktuar në vitet e fundit nuk mund të ndreqet brenda natës”.


Raporti i progresit për Maqedoninë vëren po ashtu “dëshirën e sinqertë për reforma dhe vlerësimin objektiv të gjendjes dhe gatishmërinë për strategjinë dhe ligjvënien si dhe konsultimet në një mënyrë gjithëpërfshirëse dhe transparente me të gjithë aktorët, përfshirë opozitën”.

“Krahas vështirësive për shkak të mungesës së partisë kryesore opozitare, strategjitë kryesore dhe ligjet u miratuan në fund të dhjetorit dhe shkurtit dhe shumë të tjerë janë në përgatitje”, thuhet në raport, ndërkohë që theksohet rëndësia për praninë e vullnetit politik për përparim.

Raporti konstaton se situata me marrëdhëniet ndëretnike mbetet e qetë, ndërsa Marrëveshja e Ohrit duhet të plotësohet në mënyrë transparente dhe përfshirëse. Qeveria, thuhet më tej, është treguar e përkushtuar ndaj shtimit të besimit midis komuniteteve.


Sa i përket luftës ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, thuhet se është bërë një lloj përgatitje dhe se kornizat ligjore janë në përputhje me standardet evropiane.

Ndërkaq, sonte në Shkup pritet të mbërrijë komisioneri për zgjerim dhe politikat e fqinjësisë të Bashkimit Evropian, Johannes Hahn; ndërkohë nesër pasdite pritet edhe shefja për politikë te jashtme Federica Mogherini.

Kryeministri Zoran Zaev është shprehur se Maqedonia “meritonte një rekomandim të kristaltë për fillimin e bisedimeve me BE-në. Se reformat janë të nevojshme për vetë shoqërinë e Maqedonisë dhe mirëqenien e qytetarëve të saj dhe se qeveria do të angazhohej për reforma pa marrë parasysh Bashkimin Evropian ose Naton”, ka theksuar kryeministri maqedonas.

Maqedonia është ndër vendet e para të Ballkanit perëndimor që mori statusin vend kandidat për anëtarësim në BE në dhjetor të vitit 2005, por krizat e shpeshta politike dhe trazirat që e shoqëruan pushtetin e VMRO-së konservatore për më shumë se dhjetë vjet, si dhe mosmarrëveshjet me Greqinë për çështjen e emrit Maqedoni, zvarritën proceset integruese të ish-repubikës jugosllave./zeriiamerikes

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...