Haradinaj përpiqet të bind Kryeministrin e Spanjës: Nuk e pranojmë Katalonjan

Hënë, 30 Prill 2018 18:08

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një intervistë për Gazetën El Pais ka thënë se Kosova dhe Katalonja nuk kanë asgjë të përbashkët dhe se secila analogji është e pakuptimtë. Ai, në një mesazh drejtuar shefit të qeverisë në Madrid, Mariano Rajoy, tha se Kosova nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Katalonjës

Haradinaj I ka kërkuar Spanjës që t’i ndihmojë Kosovës që të bëhet anëtare e BE-së që të mos mbetet një vrimë në rajon.

Ai po ashtu është shfaqur optimist se Kosova në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm do të bëhet shtet kandidat për anëtarësim në BE.

“Kosova është krijuar pas dezintegrimit të Federatës Jugosllave në një proces të përgjakshëm, ku kanë marrë pjesë të gjithë kundër të gjithëve. Kjo nuk ka ndodhur në Spanjë, ku respektohen të drejtat politike dhe qytetare. Nuk mund të krahasohen represioni nën regjimin e Slobodan Millosheviqit me situatën në Spanjë, kjo do të ishte madje edhe ofenduese” tha kreu i Qeverisë së Kosovës.

Sipas El Pais, Haradinaj është i vetëdijshëm se kryeministri i Spanjës nuk do të marrë pjesë në Samitin e Sofjes BE – Ballkani Perëndimor, për shkak të frikës se secesionistët katalonas do ta përdorin këtë për interesat e tyre, por thekson se është i gatshëm për çfarëdolloj kontakti dhe se do ta kishte për nder që ta përshëndeste Kryeministrin e Spanjës, sepse ka shumë tema për biseda, siç është bashkëpunimi kulturor dhe ekonomik.

“Është fatkeqe vetoja e Rajoy (për deklaratën e samitit të Sofjes) sepse Kosova e respekton shumë Spanjën si komb dhe si demokraci të konsoliduar. Sikur edhe shtetet tjera që janë krijuar me rënien e Jugosllavisë nga Kosova deri te Maqedonia po synojmë të na kuptojnë dhe shpresojmë që një ditë Spanja do të na pranojë si pjesëtar të familjes që i përkasim”, ka thënë Haradinaj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...