Mbi 50 vjedhje, arrestohet bosi shqiptar i bandës kriminale

Hënë, 30 Prill 2018 18:39

Një shqiptar është arrestuar në Barcelonë i dyshuar si kreu i një grupi kriminal, të cilët mendohet të kenë kryer 52 grabitje në banesa në Euskadi, Katalonjë dhe rajonit francez Bask, njoftoi sot policia lokale.

Nga raportimet e mediave lokale nuk bëhet ende i ditur identiteti i shqiptarit, por ato shkruajnë se arrestimi ndodhi më 26 Prill nga një bashkëpunim i forcave policore “Mossos d'Esquadra” dhe “Ertzaintza”.

Ky arrestim erdhi si rezultat i një hetimi që nisi tre muaj më parë, pas zbulimit të një numri të konsiderueshëm plaçkitjesh në provincën Gipuzkoa, mes gjysmës së dytë të vitit 2017 dhe muajve të parë të 2018-ës. Shqiptari u vu në pranga në një banesë në Barcelonë, ku u sekuestruan mes të tjerash edhe një sasi e konsiderueshme parash.

Hetimi i njohur nën kodin “Operativo TROU” i atribuoi grupit një total prej 24 vjedhjesh në San Sebastián, Hondarribia, Berastegi, Hernani, Urnieta, Oiartzun dhe Irun. Grupi kriminal i kryente vjedhjet gjatë natës, kur banorët e shtëpive të piketuara ishin në gjumë, duke u futur në banesa përmes dritareve.

Hetimet i çuan efektivët francez te një burrë me origjinë shqiptare, banues në Katalonjë, i cili udhëtoi në mënyrë periodike në San Sebastian, i shoqëruar nga një grua dhe qëndronte në hotele të ndryshme në kryeqytetin e Gipuzkoa, për periudha që varijonin nga shtatë deri në dhjetë ditë.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Policia e alarmuar: Në Tiranë, po i ngasin makinat si në pistë avioni

Aktualitet

Policia e alarmuar: Në Tiranë, po i ngasin makinat si në pistë avioni

Policia Rrugore njoftoi se po vijon aksionin në të gjitha rrugët urbane dhe interurbane të kryeqyteti, e shqetësuar nga numri i madh i drejtuesve të makinave që ecin me shpejtësi...

FOTOT/Zjarr në katin e pestë të një pallati në Shkozë, shpëton familja me 3 fëmijë

Aktualitet

FOTOT/Zjarr në katin e pestë të një pallati në Shkozë, shpëton familja me 3 fëmijë

Një zjarr ka përfshirë një apartament në katin e pestë të një pallati në Shkozë, tek banesat sociale. Në apartamenten banonte një familje me tre fëmijë, që fatmirësisht kanë arritur...

Ministri gjerman paralajmëron: Garë e re armatimi në botë, një llogaritje e gabuar shkakton katastrofë

Globi

Ministri gjerman paralajmëron: Garë e re armatimi në botë, një llogaritje e gabuar shkakton katastrofë

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, paralajmëroi të premten për një garë të re të armëve në botë dhe bëri thirrje për rritjen e bashkëpunimit ndërkombëtar për të zvogëluar...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!