Gjykata Kushtetuese rrëzon Vetëvendosjen për demarkacionin

Hënë, 30 Prill 2018 19:07

Gjykata Kushtetuese duke vendosur sipas kërkesës së Glauk Konjufcës dhe 11 deputetëve të tjerë, ka gjetur se kjo marrëveshje nuk është në kundërshtim me Kushtetutës e Republikës së Kosovës. “Gjykata konstatoi njëzëri se Ligji nr. 06/L-060 për Ratifikimin e Marrëveshjes dhe procedura për miratimin e tij nuk ishin në kundërshtim me Kushtetutën. Gjykata gjithashtu njëzëri refuzoi kërkesën e parashtruesve për të vlerësuar Marrëveshjen Ndërkombëtare për Demarkacionin e Kufirit Shtetëror ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi pasi që nuk është në pajtim me Kushtetutën dhe kështu jashtë fushëveprimit të juridiksionit të Gjykatës”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese.

Parashtruesit e kërkesës e kanë dorëzuar kërkesën në Gjykatë për vlerësim të  kushtetutshmërisë së Ligjit nr. 06/L-060 për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi. Ata pretendojnë se procedura e ndjekur për miratim si dhe përmbajtja e Ligjit për Ratifikimin e Demarkacionit, janë në kundërshtim me nenet 1 [Përkufizimi i Shtetit], 2 [Sovraniteti], 4 [Forma e Qeverisjes dhe Ndarja e Pushtetit], 18 [Ratifikimi i Marrëveshjeve Ndërkombëtare], 125 [Parimet e Përgjithshme], 126 [Forca e Sigurisë e Kosovës], 127 [Këshilli i Sigurisë i Kosovës], 128 [Policia e Kosovës] dhe 129 [Agjencia e Kosovës për Inteligjencë] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Gjykata e ka deklaruar kërkesën të pranueshme për shkak se parashtruesit ishin palë të autorizuara sipas nenit 113.5 të Kushtetutës, e kishin dorëzuar kërkesën brenda afatit prej 8 (tetë) ditësh siç kërkohet me nenin 113.5 të Kushtetutës, dhe kishin respektuar kriteret e parapara me nenin 42 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese. Pas shqyrtimit të pretendimeve të parashtruesve të kërkesës, bazuar në praktikën e saj të themeluar gjyqësore, Gjykata rikujtoi se Ligji për Ratifikimin e Demarkacionit dhe Marrëveshja Ndërkombëtare për Demarkacionin janë dy akte të veçanta ligjore. Gjykata rikujtoi se është kompetente në bazë të Kushtetutës që ta vlerësojë “Ligjin” për pajtueshmërinë me Kushtetutën, si në substancën e tij, po ashtu edhe në procedurën e ndjekur për miratimin e tij. Megjithatë, Gjykata rikujtoi se nuk është kompetente që ta vlerësojë substancën e “Marrëveshjes Ndërkombëtare” për pajtueshmërinë me Kushtetutën.

Gjykata konstatoi njëzëri se Ligji nr. 06/L-060 për Ratifikimin e Marrëveshjes dhe procedura për miratimin e tij nuk ishin në kundërshtim me Kushtetutën. Gjykata gjithashtu njëzëri refuzoi kërkesën e parashtruesve për të vlerësuar Marrëveshjen Ndërkombëtare për Demarkacionin e Kufirit Shtetëror ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi pasi që nuk është ratione materiae në pajtim me Kushtetutën dhe kështu jashtë fushëveprimit të juridiksionit të Gjykatës’, thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese. RTK

Modifikuar më Hënë, 30 Prill 2018 19:09
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...