Maqedoni, shtyhet sërish ligji i mediave

E mërkurë, 02 May 2018 16:53

Diskutimi rreth ndryshimeve në Ligjin për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale është shtyrë për të tretën herë radhazi. Shkak ka qenë koordinimi i VMRO DPMNE-së mbi amendamentet e propozuara në Komisionin për transport, lidhje dhe ekologji.

"Nuk është ligjore, nuk është parimore të ndërpriten mandatet e udhëheqësve të trupave të përhershme të institucioneve, siç është Këshilli Programor i RTVM-së dhe Këshillit të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audio-vizuele me sjelljen e ligjit të ri. Çfarë do të ndodhë nesër?! Do të vijnë zgjedhje, ndoshta do të vijë ndonjë garniturë e re politike në pushtet, do të duhet që ajo të sjellë kushtimisht thënë ligj “të ri” që t’i ndërrojë anëtarët e përhershëm e deriatëhershëm të këshillave programor", deklaroi Zoran Ilioski, deputet i VMRO DPMNE-së.

Ministri i Shoqërisë Informatike, Damjan Mançevski i apeloi opozitës të debatojë hapur dhe të mos pengojë sjelljen e këtyre ndryshimeve të rëndësishme në sferën e mediave dhe kërkoi që politika t’i heq duart nga institucionet mediatike.

Miratimi i ndryshimeve ligjore vjen pasi Këshilli Programor rizgjodhi Marian Cvetkovskin për drejtor të RTVM-së. Zgjedhja e Cvetkovskit pasoi me reagime nga SHGM të cilët vendimin e Këshillit Programor e cilësuan si produkt të trysnisë së Cvetkovskit të ushtruar ndaj anëtarëve të Këshillit./Ekspress

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...