“Luftë e Ftohtë ” mes Serbisë dhe Kroacisë

E mërkurë, 02 May 2018 17:47

Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç, dhe ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, janë përfshirë në një luftë deklaratash kundër njëra tjetrës, ku Serbia zyrtare shprehet se Kroacia është rreshtuar përkrah Gjermanisë Naziste në Luftën e Dytë Botërore.

Plenkoviç ishte i pari që reagoi duke komentuar një intervistë të Daçiç, ku ky i fundit shprehej se nëse Kroacia donte një luftë diplomatike atëherë do ta kishte një të tillë. Kreu i ekzekutivit kroat u shpreh se Daçiç nuk e kishte përdorur në mënyrën e duhur fjalën luftë dhe se kjo nuk ishte një retorikë që duhej përdorur.

Plenkoviç u kërkoi gazetarëve që të kërkonin ndër deklaratat e tij dhe të verifikonin nëse ai kishte përdorur ndonjëherë tone të tilla. Më pas ai shtoi se asnjë kroat nuk ka bërë deklarata të tilla si ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandër Vulin.

Kroacia e shpalli Vulin non grata në 20 Prill të këtij viti, duke thelluar dhe më shumë krizën diplomatike mes dy vendeve, me Beogradin që premtoi se do të reagonte në të njëjtën mënyrë. Duke iu referuar djegies së flamurit kroat nga lideri i opozitës serbe në Beograd, Plenkoviç tha se një gjë e tillë nuk do të ndodhë kurrë në Kroaci.

“Versioni se ne jemi njësoj nuk qëndron. Ne nuk jemi njësoj në këtë histori, nuk ishim të njëjtit në vitet ’90, dhe as nuk do të jemi në të ardhmen pasi Kroacia i ka bërë të gjitha lëvizjet e saj hapur.”

Plenkoviç gjithashtu tha se Presidenti kroat ende s’ka folur për masa reciprociteti mes Serbinë, pas deklaratës së palës serbe se ministri kroat i Mbrojtjes dhe deputeti Damir Kristivec nuk ishin të mirëpritur në vend.

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç reagoi pas deklaratave të kryeministrit kroat duke thënë se ajo që po bën Kroacia është një idiotësi e pastër.

“Ne nuk jemi njësoj, sepse mendojnë se ajo që po bën Kroacia është një idiotësi e pastër dhe është më mirë të merremi me përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve se sa me një luftë diplomatike. Pasi kjo është e trishtueshme.”

Më tej ai shtoi:

“Është e vërtetë se nuk jemi njësoj sepse ne nujk u rreshtuam me Hitlerin, nuk bëmë holokaust kundër hebrenjve dhe serbëve, nuk i detyruam kroatët që të mbanin shenja si serbët dhe hebrenjtë në Kroaci gjatë Luftës së Dytë Botërore. Hebrenjtë mbanin një shenjë të verdhë, ndërsa serbët blu”.

Në përfundim Daçiç tha se Serbia dhe Kroacia nuk janë njësoj pasi Serbia i dënon krimet, nuk i mohon ato

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Politikë

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Nga Flamur Vezaj: Dosja ‘XIBRAKA’ nuk ka vetëm emrin e Olsi Ramës! Aty ka edhe plot te tjerë, te njohur e te panjohur, biznesmen, ndërtues, kriminel e krerë bandash qe veprojnë akoma...

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Politikë

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi, e konsideroi si një skemë të ngjashme me atë të inceneratorëve, atë të krijuar nga drejtorët e Erion Veliajt me kompaninë ‘5D’. Për emisionin “Task Force”...