U mbyll sot kërkimi për dy policët e zhdukur në Maqedoni

E mërkurë, 02 May 2018 20:00

Ka përfunduar kërkimi në lumin Lepenc për të vazhduar nesër për dy policët e zhdukur ditë më parë.

Deri me tani, edhe pas pesë ditëve nuk ka detaje të reja që do të dërgonin ne gjetjen e tyre.

Në orët e pasdites Policia e Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka marrë vendim për ndërprerjen e rrjedhjes së ujit në dy hidrocentrale të rajonit të Ferizajt.

Kjo ka bërë që niveli i ujit të bie dukshëm, ndërkaq në vendin ku po kërkohen dy pjesëtarët e policisë kanë qëndruar ministri i FSK-së Rrustem Berisha, komandanti i kësaj force Rrahman Rama, ministri i Punëve të Brendshme Bejtush Gashi dhe ushtruesi i detyrës së komandantit të Policisë së Kosovës Naim Rexha.

Ndërkaq, sot gjatë ditës në vendin e ngjarjes ka dalë edhe kryeministri Ramush Haradinaj.

Dy policët Malësor Dashi dhe Armend Trena dyshohet se përfunduan në lumin Lepenc pas një aksident trafiku, i cili sipas policisë ndodhi në mbrëmjen e së shtunës që e lamë pas, në rrethana ende të panjohura në magjistralen Kaçanik- Han i Elezit./Ekspress

Modifikuar më E Enjte, 03 May 2018 16:07
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...