Ministri ia thotë në sy kryeministres serbe: “Roko të ketë dy mama, përderisa Ana ka dy baballarë”

Diel, 06 May 2018 15:52

Deklaratat homofobike janë bërë shkak për përplasjen midis ministrit serb dhe Kryeministres Ana Brabic.

Ministri pa portofol Nenad Popoviç, një anëtar i qeverisë serbe, kritikoi importimin e librave për fëmijë nga Kroacia se nuk kishte dakord me përmbajtjen e tyre.

Kryeministrja serbe e cila ka pranuar publikisht homoseksualitetin e saj, deklaroi se ministri kishte fyer një pjesë të qytetarëve për të cilët punon, me deklaratën e tij për çështjet LGBT. Brnabic tha se ajo do të këshillojë Popoviç që të kalojë më shumë kohë duke bërë punën e tij. “Detyra e tij është të sigurohemi që Roko, Stefani, Millosi dhe çdo fëmijë tjetër të qëndrojnë në Serbi, në vend që të merren kush janë prindërit e tyre. Kjo deklaratë nuk është plotësisht në frymën e tolerancës që kjo qeveri e Serbisë dëshiron të promovojë”, tha kryeministrja të premten gjatë vizitës së bërë në Asamblenë e Qytetit të Beogradit. 

Popovic shkroi në Twitter se nuk duhet të lejonin që të futeshin në vend libra me përmbajtje homoseksuale. “Në një kohë kur ne si një shtet luftojmë në çdo mënyrë për të mbështetur fëmijët, ata po importojnë libra me piktura me homoseksualë nga Kroacia! Kjo duhet të ndalet ASAP! Ne duhet të qëndrojmë në rrugën e atyre që duan të na bindin se është në rregull për ‘Roko të ketë dy mama, përderisa ANA ka dy baballarë’, “shkroi ai. Brnabic tha se do të fliste privatisht me Popovicin “për të provuar të kuptonte mesazhin e tij”. “Unë mendoj se ai ngatërroj gjithçka me këtë deklaratë. Nuk ka lidhje midis nivelit të lindjes dhe dikujt që është homoseksual. Personat e komunitetit gay gjithashtu kanë organe riprodhuese, dhe askush, asnjë qeveri në botë nuk mund të vendosë nëse do të kenë ose jo fëmijët”, tha Brnabic.

Modifikuar më Hënë, 07 May 2018 15:11
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...