Veseli: Kosova, në rrugë të mbarë për formimin e ushtrisë

Tuesday, 08 May 2018 16:07

Kryetari i PDK-së Kadri Veseli pas përfundimit të tryezës tha se janë pesë temat e para që janë trajtuar të iniciuara nga PDK ndërsa takimeve tjera do të shkohet temë për temë. Veseli tha se ka pasur pjesëmarrje absolute nga pozita dhe opozita përveç VV-së dhe Listës Serbe.

Veseli tha se janë afër arritjes së konsensusit nacional për tema të mëdha. Ai tha se Kosova ka nevojë të ketë konsensus. Veseli tha se do të vazhdojnë me tryeza të tilla. “Jemi në rrugë të mirë për formimin e ushtrisë në bashkëpunim me SHBA-të”, është shprehur Veseli.

Ndërsa nënkryetari i LDK-së Agim Veliu tha se është me rëndësi që ekziston një konsensus i të gjitha partive që të adresohen temat me interes të veçantë për Kosovën. Ai tha se këto tryeza duhet të vazhdohen. Veliu theksoi se ata do të presin që tryeza të tilla  t’iu japin përparësi konsensusit për tema të mëdha pastaj nëse nuk ka konsensus LDK do të vazhdojë me atë që ka premtuar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...