×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Kosovë/ BERZH jep 100 milionë euro për rinovimin urban

E mërkurë, 09 May 2018 17:17

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim do të mbështesë Kosovën në nxitjen e rinovimit urban, në mënyrë që të përmirësohet infrastruktura mjedisore dhe ajo nëpër komunat e vendit.

Ministri i Financave Bedri Hamza, nënshkroi një memorandum mirëkuptimi me presidentin e BERZH Suma Chakrabarti, gjatë takimit vjetor të bankës në Jordani.

Sipas marrëveshjes, e cila kap një vlerë prej 100 milionë eurosh, prioritet përbëjnë fushat si shërbimet e uji dhe kanalizimeve, menaxhimi i mbetjeve urbane, ngrohja, transporti urban, përfshirë infrastrukturën rrugore, rinovimin e flotës dhe ndriçimi rrugor.

Fusha të tjera në fokus janë përmirësimi i efiçencës së energjisë për godinat publike si shkollat, spitalet dhe ndërtesat e tjera administrative.

Ministria e Financave do të identifikojë projektet e investimit dhe do t’i propozojë për financim nga BERZH. Krahas financimit, BERZH do të mbështesë edhe gjetjen e projekteve, do të kërkojë grante nga donatorët dhe do të mbështesë përgatitjen e projektit.

Gjysma e fondit të përcaktuar në marrëveshje, rreth 50 milionë euro, janë rezervuar për të financuar ndërtimin e impianteve të reja të trajtimit të ujërave të ndotura në qytetet e Gjilanit dhe Mitrovicës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...