×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

As Merkel e as Thaçi s’e përmendin liberalizimin e vizave

E mërkurë, 09 May 2018 18:52

Një takim në mes të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe kancelares gjermane Angela Merkel në Berlin përfundoi duke mos e përmendur asnjëherë të vetme çështjen e vizave.

Merkel ia kujtoi Kosovës sfidat që i ka përpara në luftimin e krimit dhe korrupsionit si kusht drejt rrugës së Bashkimit Evropian, por nuk e tha as edhe një fjalë për liberalizimin e vizave.

Madje pak më shumë rëndësi i kushtoi dialogut me Serbinë duke e quajtur si një temë jo aq të thjeshtë. Insistoi se marrëveshjet e nënshkruara duhen zbatuar.

Njësoj në fjalimin e tij para mediave veproi edhe shefi i shtetit të Kosovës. Po aq sa zgjati, Presidenti kohën e tij ia kushtoi dialogut me Serbinë, dialog ky të cilin pritet ta udhëheq vetë ai, aprovimin e së cilës e ka dhënë ditë më parë edhe Qeveria.

“Jetike është edhe normalizimi i raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë”, tha Thaçi, duke shtuar se duhet të implementohen të gjitha marrëveshjet e arritura në mes të dyja vendeve, shkruan Gazeta Express.

“Porosia imë është se ne jemi gati si Kosovë të hapim këtë kapitull, për të bërë hapin vendimtar për dialogun me Serbinë dhe të arrijmë marrëveshje”, tha Presidenti.

Presidenti në konferencë me Merkel para gazetarëve tha se faza përfundimtare e dialogut nuk do të jetë fare e lehtë as për Kosovën dhe as për Serbinë.

“... por nuk ka rrugë tjetër për të ecur përpara për asnjërin shtet. Bashkë duhet ë gjejmë mënyrë që përmes marrëveshjes të gjendet paqe”, tha Thaçi./Express

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...