Maqedoni, plantacione me marijuanë për qëllime mjekësore

E Enjte, 10 May 2018 16:17

Fusha të tëra me marijuanë do të fillojnë të kultivohen në Maqedoni. Lajmi është dhënë nga rrjeti investigativ “Birn”, sipas të cilit sipërfaqja prej rreth 140 mijë metra katrorë do të përdoret për qëllime mjekësore.

Vendi ynë fqinj e legalizoi këtë tip të marijuanës dy vite më parë, përmes amendimit të ligjit ekzistues mbi kontrollin e drogave opioide dhe substancave psikotropike, duke u bërë kështu një nga të vetmit në botë me të drejtën ligjore për të rritur dhe eksportuar kanabis mjekësor.

Shitjet e marijuanës mjekësore nëpër botë e kapërcejnë nivelin e 7 miliardë eurove fitime në vit, shifër kjo që pritet të trefishohet gjatë 3 viteve të ardhshme.

Sistemi është i ngjashëm me atë të modelit kanadez, që u lejon kompanive private rritjen e produkteve të kanabisit. Recetat që sugjerojnë mjekime të mbështetura te kanabisi duhet të lëshohen vetëm nga neurologët, radiologët, specialistët e sëmundjeve infektive dhe onkologët.

Gjashtë kompani maqedonase e kanë marrë deri tani lejen shtetërore për rritjen e bimëve në fjalë. Në këtë biznes janë përfshirë edhe të afërm të kryeministrit maqedonas, Zoran Zaev, të cilët tani vonë u bënë thirrje edhe të tjerëve t’i bashkohen një tregtie të tillë potencialisht fitimprurëse, me argumentin se ajo mund t’i sjellë miliona euro ekonomisë së çalë të vendit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...