“Profeti Muhamet”, sh.b “55” boton biografinë mbresëlënëse, shkruar deri më sot

Tuesday, 16 October 2018 09:07

Për herë të parë në gjuhën shqipe vjen biografia më mahnitëse, mbresëlënse dhe imponuese e shkruar nodnjëherë për Profetin Muhamet. Eshtë shtëpia botuese “55” që sjell këtë vepër të suksesshme e shkruar dhe botuar 90 vjet më parë, në 1938, në Britaninë e Madhe. Autori i saj është shkrimtari i shquar hebre Lev Nussimbaum, i njohur me presudionimet letrare Essad Bey, apo Kurban Said. Libri është përkthyer nga anglishtja nga Stavri Pone.

Për Profetin Muhamet janë shkruar me dhjetra e qindra shkrime, libra e predikime të ndryshme fetare në mbarë botën. Historia e tij, sikurse ndodh në librat e shumë fetarë, është e glorifikuar, e lartësuar, dhe e mbushur me legjenda e mite nga më të ndryshmet. Megjithatë, shkrimtari dhe gazetari hebre, i konvertuar në fenë islame, Lev Nussimbaum, ndërmori misionin e vështirë për të rishkruar historinë e porfetit, biografinë e tij reale, sa më të vërtetë, më njerëzore, një mision që dukej i vështirë, por jo i pamundur. Lindur në kiev në 1905, fëmijërinë e kaloi në Baku, Azerbaxhian dhe i larguar nga vendi bolshevik në moshën 15-vjeccare, Nussimbaum u konvertua në besimin islam në 1922 në prani të imamit të ambasadës Turke në Berlin. Ai është autori i shumë biografive, edhe pse jetën e pati të shkurtër, pasi u shua në Pozitano, pranë Napolit në Itali, në 27 gusht 1942. Ai shkroi për tema mbi të cilat perëndimorët, në përgjithësi, dinin shumë pak si për Kaukazin, Perandorinë Ruse, Revolucionin Bolshevik,naftën e sapozbuluar,Islamin etj. Ai shkroi nën emrin e Esad Beu në gjuhën gjermane. Disa nga veprat e tij janë: “Gjaku dhe nafta në Orient” (1930), “Dymbëdhjetë sekretet e Kaukazit” (1930), “Stalini: Karriera e Fanatit” (1931), “Kaukazi” (1932), vetëm në gjermanisht, "Der Kaukasus" (nuk është përkthyer në anglisht), “Mohammed” (1932), shumë botime në dispozicion në mbarë botën,  “Rusia e bardhë: Njerëzit pa atdhe” (1932), “Rusia në udhëkryq” (1933), “Dashuria dhe Nafta” (1934), “Manuela” (1934), “Lenini” (1935), vetëm italisht, “Fundi i Bolshevizmit” (1936) etj.

Pavarësisht se Nussimbaum ishte një hebre etnik, politika e tij monarkiste dhe antibolshevike ishte e tillë që, para zbulimit të origjinës së tij, ministria propagandistike naziste përfshinte veprat e tij në listën e tyre të "librave të shkëlqyera për mendjet gjermane". Ndër veprat e vlerësuara janë biografitë e hershme të Leninit, Stalinit dhe Karlit Nikolla II, Muhammedit, Profetit; dhe Reza Shah i Iranit. Të gjitha këto "biografi" thuhet se janë shkruar mes viteve 1932 dhe 1936. Në një moment, Nussimbaum iu kërkua të shkruante një biografi zyrtare të Benito Mussolinit.

Libri i tij për Profetin Muhamet pati shumë jehonë dhe u prit shumë mirë nga lexuesi perëndimor. Gazeta prestigjioze “Herald Trubine” shkruan për librin: “...Padyshim që “Profeti Muhamet” nga Essad Bey, është biografia më mbresëlënëse dhe më imponuese e shkruar deri më sot, nga një prej shkimtarëve dhe personaliteteve më kompleks për kohën, që fatkeqësisht jetoi pak”.    

profeti.jpg

Modifikuar më Tuesday, 16 October 2018 17:36

1 koment

  • Përgjigju alban

    Saturday, 27 October 2018 02:17 komentuar nga alban

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Selena Gomez do të martohet me aktorin 68-vjeçar? (FOTO)

Show-biz

Selena Gomez do të martohet me aktorin 68-vjeçar? (FOTO)

Pesë ditë më parë, Selena Gomez, shkroi në profilin e saj në “Instagram” se do të martohet me aktorin e famshëm, Bill Murray, dhe u duk se askush nuk e...

“Washington Post”, apel Brukselit: Po tradhtoni Ballkanin

Aktualitet

“Washington Post”, apel Brukselit: Po tradhtoni Ballkanin

“Përgjatë 16 viteve të fundit, Brukseli i ka premtuar vendeve të Ballkanit Perëndimor, që janë edhe rajoni më vulnerabël i Kontinentit të vjetër, se e ardhmja e tyre është në...

Bumçi: Sondazhet tregojnë fitoren e thellë të PD-së, por nuk hyjmë në zgjedhje me Ramën

Politikë

Bumçi: Sondazhet tregojnë fitoren e thellë të PD-së, por nuk hyjmë në zgjedhje me Ramën

Ish-deputeti demokrat, Aldo Bumçi, në një intervistë për Syri.net ka riktheksuar edhe njëherë qëndrimin e prerë të Partisë Demokratike dhe të opozitës së bashkuar, për të mos hyrë në zgjedhje...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!