Merr fund vera?! Çfarë do të ndodhë me temperaturat duke filluar nga nesër

Hënë, 24 September 2018 16:51

Stina e verës duket se u mbyll këtë të hënë. Të martën, merrni masa për të veshur këmisha apo bluza me mëngë të gjata, pasi meterologët parashikojnë një rënie të ndjeshme të temperaturave nga 5 deri në 10 gradë celcius, nga zonat qendrore në ato veriore.

 ‘Nga dita e martë e deri të premten parashikohet një mot i ftohtë dhe i kthjellët. Temperaturat do të kenë një rënie prej 4-5 gradësh mbrëmjen e së hënës. Në veri do të ketë një rënie më të theksuar temperaturash, nga 8-10 gradë;, thonë meterologët.

Temperaturat e ngrohta rikthehen sërish në fundjavë, por jo më për të shkuar në plazh. Zyrtarisht futemi në stinën e vjeshtës me kapriçot e veta të motit.

‘Nuk do të ketë më temperatura mbi 30 gradë celcius’, thonë meterologët. Ndryshimi i motit nis që në orët e pasdites së vonë të së hënës, pasi fillon erë e fuqishme që do të vijojë edhe gjatë natës dhe në disa zona do të ketë edhe reshje shiu. /TCH

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...