Fermeri: Nuk më japin subvencion pasi fidanët i kam me standarde evropiane

Diel, 15 Prill 2018 13:36

Lutfi Gjeli, fermeri nga fshati Sheq Musalalaj në Fier, aplikon prej 4 vjetësh për subvencion, por asnjëherë nuk ka mundur ta përfitojë atë. Fermeri kultivon domate për salcë. Prodhimin e shet në Itali. Përveç domates, kultivon edhe fruta e perime të tjera.

Ai ka 1 hektar e gjysmë tokë të mbjellë dhe plotëson kushtin për sipërfaqen prej jo më pak se 5 dynymë për të fituar subvencion, megjithatë Lutfiu thotë se e kanë skualifikuar për shkak të fidanëve të domates që i blen në Itali, brenda standardeve europiane. “Aplikova para 4 vitesh. Më nxorën në vendin e 24 në rang qarku, por në fund nuk më dhanë asnjë lek. Ishte më shumë për simpatizantët subvencioni. Unë kam një sipërfaqe të konsiderueshme dhe nuk përfshihem fare, nuk pranojnë as që të aplikoj”, tregon Lutfiu.

Me gjithë vështirësinë e çmimeve të larta të pesticideve, frezimit dhe plugimit të tokës, nga aktiviteti i Lutfiut përfitojnë edhe disa familje në fshat. “Çmimi i plehut dhe pesticideve është i lartë, ndërsa cilësia e tyre lë për të dëshiruar. Punëtorët që punojnë te unë janë më mirë nga unë nga ana financiare. Unë punoj edhe me luleshtrydhe, por nuk i kanë futur luleshtrydhet në skemën e kreditimit”, shprehet fermeri.

Lutfiu thotë se si ai, në Frakull ka shumë fermerë që nuk përfitojnë subvencion nga shteti, pavarësisht se i plotësojnë të gjitha kushtet për të përfituar nga skema. Top Channel

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...