Dëborë e rënie temperaturash, alarm nga moti i keq në Itali

Diel, 16 December 2018 13:00

Alarm i verdhë në gjithë Italinë me rënien e temperaturave në Jug e Qendër dhe borë në Veri, nga Piemonte deri në Veneto dhe Emilia Romagna. Mbrojtja civile ka dhënë një paralajmërim për kushtet e pafavorshme të motit në nivelin “e verdhë”.

Hekurudhat e shtetit kanë aktivizuar fazën e alarmit kundër borës dhe acarit, veçanërisht në Valle d’Aosta, Piemonte, Liguria, Lombardia, Emilia-Romagna dhe Alto Veneto.

Janë efektet e turbulencës së Atlantikut, që afrohen nga perëndimi. Janë parashikuar reshje dëbore të dobëta në të moderuara.

Nga pasditja reshjet e borës do të shtrihen në zonat e brendshme të Ligurias dhe Toscanën lindore në lartësi mbi 300-500 metra dhe mbi 400-600 metra do të prekin dhe Marche, ku kuotat e borës ulen më tej deri 100-300 metra gjatë natës. Nga mbrëmja parashikohen reshje të dendura mbi 400-600 metra në Abruzzo dhe Umbria.

 
Sipas parashikimeve, bora do të zbresë edhe në Apeninet piemonteze dhe do zbardhet edhe Torino sidmos në zonat kodrinore.

Gjithashtu shoqata meteorologjike italiane parashikon borë në qytetin e Mole.
Në Liguria ka rënë alarmi i verdhë në pritje të shirave në bregdet dhe borë në brendësi. Kodi i verdhë për borë dhe akull në Toskana, ku zona e prekur nga moti i keq është shumë e gjerë dhe mbulon të gjitha zonat qendrore-veriore dhe lindore. Në zonat e brendshme, është e mundur prania lokale e akullit, nganjëherë edhe në lartësi të ulëta. Në Venecia, nga ana tjetër, janë dhënë paralajmërime për reshje të mundshme bore dhe ngrica, duke filluar nga ora 15.00.

Duke zbritur përgjatë bregut Adriatik, është dhënë sinjali i verdhë për borë, deri mesnatën e së hënës, në bregdetin e Emilia-Romagna, përveç brigjeve, ku alarmi është i gjelbër. Në Campobasso dhe në zonat kodrinore të Molises së Mesmë, që në mëngjes ka reshje të lehta bore. Me alarm të verdhë për shira në sektorin lindor dhe në bregdet me erëra të forta nga veriu dhe det shumë i trazuar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...