I gjithë pensioni për darkën e vitit të ri

E mërkurë, 26 December 2018 22:49

Pazari për darkën e fundvitit ka nisur.
Prej disa ditësh çifti Cenko dalin herët në mëngjes për të blerë produktet që ju duhen për festa. Atmosfera në familjen Cenko ndihet që në hyrje të shtëpisë.

“Atmosfera gjithnjë për festa varet nga dorë e gruas… burri për festa të ulet në tavolinë ta gjej plot”, tha Fatmir Cenko, pensionist
Fatura e shpenzimeve po shtohet dita ditës për 74 vjeçaren.

“Një pjesë e pazarit u bë sot, vajtën 1700 lekë të reja. Bleva vezë, pulën, birra sheqer…”, shton Sheriban Cenko, pensioniste.

Pensioni i nënës Sheriban prej 17 mijë lekësh si arsimtare e ciklit të ulët, ka shkuar deri sot për darkën e fundvitit. Por edhe shumë gjëra të tjera kanë mbetur pa blerë. Për to mbetet pensioni i bashkëshortit, Fatmirit prej 21 mijë lekësh.

“Një çift pensionistësh deri më tani, i ka vajtur 17 mijë lekë. Po ushqime të ndryshme, pije me fruta perime, këto janë pak të shtrenjta se rrushi 400 lekë, por po pate merre thotë tjetri po spate mos e merr. Shtriji këmbët sa ke jorganin. Përveç bakllavasë e gjelit të detit që është tradicionale, bëjmë edhe mesnik me petë të pjekura”, tha Sheriban Cenko, pensioniste.

Ndërkohë që shpërblimin e fundvitit, pensionistët e kanë harxhuar për dhurata.

“5 mijë lekëshin e morën, u mora të 5 fëmijëve nga një gjë të vogël nga 1 mijë lekë”, shprehen ata./t.ch

Modifikuar më E mërkurë, 26 December 2018 22:50
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...