Bora mbërrin edhe në bregdet, zbardhet qyteti i Durrësit

Saturday, 23 February 2019 08:59

Surprizat e motit kanë gëzuar durrsakët, që mëngjesin e sotëm janë zgjuar me reshje bore. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raportoi për “BalkanWeb” se në Durrës ka shtruar bora e parë për këtë dimër. Reshjet e borës janë të rralla në zonat brengdetare në vend dhe nuk shtrojnë por ky është viti i treti rradhazi që në Durrës bie dëborë.

 

Reshjet kanë nisur në orët e para të mëngjesit dhe po bien me intensitet ende. Reshje bore ka pasur sot në zonat malore, Dibër e Korçë por edhe në Tiranë kanë nisur por nuk kanë mbajtur, ndërsa Dajti si gjithmonë është mbuluar nga bora.

***

Kaq e kishin edhe temperaturat e ngrohta! Fundjava pritet të na sjellë surpriza, pasi sipas Institutit të Gjeoshkencave raporton se të shtunën dhe të dielën pritet një ulje e ndjeshme e temperaturave. Dita e shtunë pritet të shoqërohet me reshje të dobëta në të gjithë vendin, ndërsa do të jenë në formë dëbore mbi 800m mbi nivelin e detit, por në zona shumë të kufizuara dëbora mund të shfaqet edhe më poshtë sesa ky nivel.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të pësojnë rënie. Më konkretisht, ato pritet të arrijnë:
në bregdet: 0 / 9 °C
në vendet e ulëta: -1 / 7 °C
në vendet malore: -8 / 2 °C

Veç reshjeve të shiut, ditën e nesërme do të ketë edhe erë të fortë. Era do të jetë e pranishme në pjesën më të madhe të territorit, sidomos në veri.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...