Qeveria braktis fermerët, ulen me 5 herë subvencionet në bujqësi

Premte, 15 Mars 2019 08:34

Qeveria ka ulur në mënyrë drastike subvencionet për fermerët në buxhetin e vitit 2019.

Përmes një vendimi të marrë një ditë më parë, Këshilli i Ministrave ka ulur fondin e subvencioneve për 2019-ën në vetëm 495 milionë lekë ose 4.5 milionë dollarë, kur vitin e kaluar shifra ishte 20 milionë dollarë.

‘Nga fondi i programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural, zëri ‘Transfertë në buxhetet familjare’ përcaktohet në masën 495 milionë lekë,’ thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave.

Image

Por edhe fondi prej 495 milionë lekësh nuk do të shkojë i plotë për të subvencionuar fermerët, pasi një pjesë e tij do të përdoret për të paguar detyrimet e prapambetura nga viti i kaluar. 

‘Nga fondi i programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural për vitin 2019, të përdoret shuma prej 83 milionë lekë, për pagesën e vlerës së palikuiduar për subjektet e shpallur fituese nga AZHBR-ja, në zbatim të vendimit nr.72, datë 7.2.2018, të Këshillit të Ministrave,’ thuhet në vendim.

Kjo do të thotë se fondi total i subvencioneve për këtë vit pritet të jetë vetëm 3.5 milionë dollarë, një shifër e papërfillshme. Për shkak të rrudhjes së ndjeshme të fondeve, qeveria ka përjashtuar nga mbështetja financiare pjesën dërrmuese të aktiviteteve bujqësore, përfshirë prodhimin e serave dhe kulturat dru-frutore.

Këto kanë qenë zërat kryesore të eksporteve shqiptare, të cilat tashmë nuk do të mbështeten më financiarisht me subvencioneve. Sipas ekspertëve shkurtimi dramatik i fondit të mbështetjes për fermerët do të ulë prodhimin vendas dhe eksportet bujqësore, të cilat vitet e fundit janë rritur në mënyrë të vazhdueshme.

Ulja me 5 herë subvencioneve është goditja e dytë që qeveria i jep fermerëve për këtë vit. Në paketën e re fiskale ajo uli edhe masën e rimbursimit të TVSH-së për prodhimet bujqësore nga 20 për qind në 6 për qind, çka ka sjellë protestat e fermerëve në shumë qytete të vendit.

Një ditë më parë ishin fermerët e Lushnjes, të cilët kanë hedhur prodhimet në rrugë, të cilat sipas tyre kanë mbetur të pashitura nga ulja e rimbursimit të TVSH-së, ndërkohë që këtë të enjte të fermerët protestuan edhe në Berat.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Facebook thyen rekord, fshin më se tre miliardë llogari

Teknologji

Facebook thyen rekord, fshin më se tre miliardë llogari

Facebook ka publikuar raportin e fundit, i cili detajon sa postime dhe llogari ka kontrolluar që nga mesi i tetorit 2018 deri në marsi të vitit 2019. Gjatë këtij gjashtëmujori, Facebook...

Xhixho me studentët: Sistemi drejtësisë është në kolaps total, i kapur nga maxhoranca

Politikë

Xhixho me studentët: Sistemi drejtësisë është në kolaps total, i kapur nga maxhoranca

Erisa Xhixho/ Sot me studentët e LRI të Fakultetit të Drejtësisë ndava mendimet për implementimin 3 vjeçar të Reformës në Drejtësi: Sistemi drejtësisë është në kolaps total, i kapur nga maxhoranca. Shumë...

Berisha: Rama lutet që opozita të mos hyjë në zgjedhje

Politikë

Berisha: Rama lutet që opozita të mos hyjë në zgjedhje

Gjatë intervistës së tij në “Opinion”, ish kryeministri Sali Berisha është shprehur se, gjatë gjithë jetës së tij politike nuk ka njohur një politikan të dytë si Edi Rama sa...

Sondazh

Nothing found!