Vrasja e Jurgen Kurtit, flet bashkëshortja e Agim Arapit

Tuesday, 19 Mars 2019 22:53

Bashkëshortja e tregtarit të vrarë në Durrës në prill të vitit 2017, Agim Arapit, tha se ndjente keqardhje për vrasjen e Jurgen Kurtit, pavarësisht se vrau bashkëshortin e saj.

Në një lidhje për “Dritare me Rudinën” në News 24, ajo pohoi sërish se familja e saj nuk ka lidhje me vrasjen e 26 vjeçarit, i cili u qëlluar me dy plumba për vdekje mbrëmjen e shkuar (18 mars).

Ajo thotë se nuk e donte të vrarë, por në burg Jurgen Kurtin. Vjollca Arapi tregoi se policët i kanë trokitur mbrëmë në shtëpi dhe e kanë mbajtur kë komisariat deri në orët e para të ditës së sotme.

“Pas ngjarjes mbrëmë më ka ardhur policia dhe më kanë marrë në shtëpi, bënë ato investigimet e veta, më mbajtën aty deri në 4 e 30 të mëngjesit. Nuk jam edhe mirë me shëndet se para një jave kam pësuar një para infarkt. Më dhimbset ai që vdiq edhe pse ishte autori i vdekjes së burrit tim. Unë kam kërkuar gjithmonë drejtësi, jo vdekjen e atij. Jam e lemeritur kur dëgjova të bërtiturat e nënës së tij, kërkoja drejtësi, jo vdekjen e tij. Unë të drejtën time do ta kërkoj deri në fund sepse nuk i kishim faj. Nëse do ishte në burg kur vrau babën e vetë tani burri im do ishte gjallë”, tha ajo.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...