Edhe 5 orë skadon afati/ Zgjedhje pa opozitën ku numërojnë ‘Avdylajt’ dhe certifikon ambasadori i OSBE

Tuesday, 23 Prill 2019 19:33

Sot megjithë përpjekjen e Edi Ramës dhe mediave të tij, tashmë edhe zyrtarisht të inkriminuara dhe të paditura penalisht nga biznesmenë për gjoba, publikisht dhe moralisht nga ambasada e USA për të bërë lajm Fabian Topollajn dhe një ish zëdhënës KQZ/je si opozita e re, në fakt lajmi i vërtetë është ky:

Edhe 5 orë skadon afati kur për herë të parë në Shqipërine pluraliste, një mazhorancë ka vendosur ti bëjë zgjedhjet pa opozitën dhe vëzhgues të zgjedhjeve do të jenë “Avdylajt”, certifikues ambasadori i OSBE në Tirane.

Kurrë në Shqipëri dhe Europën ish komuniste nuk kemi patur një tentativë më qesharake për ta konsideruar situatën normale. Nga nesër ky vend nuk ka më as demokraci fasadë, nga neser opozita ka paralajmëruar se futemi ne ditët e përplasjes ndoshta më të paimagjinueshmen e post komunizmit.

Në pritjen që Edi Rama shtroi para pak netësh për princin e Monakos, ishte pyetur: Verë të kuqe apo të bardhë? Të kuqe se shqiptarët janë mësuar me gjak, ishte përgjigjia e Rames. Te ftuarit, aristokratë të Monakos kishin shtangur.

A po futemi në një stinë ku do të derdhet gjak? A e ka një mendje të tillë Edi Rama?

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...