Aksident në Fier, makina me tre adoleshentët bie nga 10 metra lartësi

E Enjte, 23 May 2019 19:00

Tre adoleshentë kanë mbetur të plagosur në një aksident rrugor në aksin Fier-Kraps.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, në vendin e quajtur “Kraps", ku shtetasi A.A, 15 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Renault”, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke u rrëzuar nga 10 metra lartësi.

Për pasojë kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerët, shtetasit K.A, 15 vjeç dhe A.A, 15 vjeç, të tre banues në Kraps.

15-vjeçari A.A mësohet se e kishte marrë automjetin pa dijeninë e prindërve.

Tre të plagosurit janë transportuar në spitalin rajonal Fier për mjekim dhe mësohet se ndodhen jashtë rrezikut.

Grupi hetimor po kryen veprimet proceduriale dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...