Parashikimi i motit, e hënë 17 qershor 2019, priten reshje shiu në juglindje dhe verilindje

Hënë, 17 June 2019 07:53

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia me presion të ulët atmosferik me qëndër kryesore në detin Egje e cila do të sjellë paqëndrueshmëri të pjesshme të motit në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë.

Fillimi i javës, 17 qershor 2019 moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura në Juglindje dhe Verilindje ku do të pasohen nga rreshje shiu në orët e mesditës. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi i forcës 2 me lartësi vale 0,3–0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të vijojnë me rënie.


Temperaturat min dhe max:
Zonat malore 17/27°C

Zonat e ulëta 21/34°C

Zonat bregdetare 21/33°C

***

 

DITЁ MЁ TЁ FRESKЁTA PAS SЁ DIELЁS:

Nga e hëna dhe në vijim deri të premten do të ketë kthjellime e vranësira kalimtare gjatë paraditeve dhe mbrëmjeve por vranësirat zhvillohen gjatë pasditeve duke sjellë edhe rrebeshe shiu në zonat malore; në zonat Perëndimore pritet shi, vetëm në zona të izoluara.

Temperaturat, nga e hëna deri të enjten do të jenë të paktën 3-4°C më të freskëta krahasuar me këtë fundjavë por sërish pas të premtes, temperaturat rriten në të gjithë Shqipërinë.

Modifikuar më Hënë, 17 June 2019 08:02
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...