Bien importet e naftës dhe cigareve

E Enjte, 20 June 2019 08:02

Importet e mallrave kryesore të akcizës naftës dhe cigareskanë shënuar dobësi gjatë periudhës pesëmujore duke ndikuar negativisht edhe të ardhurat buxhetore.

Sipas të dhënave nga Ministria e Financave importet e karburanteve shënuan një rënie me 7.3 për qind gjatë 5 mujorit, pasi u importuan 189,323 tonë nga 204,259 tonë në tënjëjtën periudhë të një viti më parë. Burimet nga tregu pohuan se, rënia e importeve të naftës lidhet me prodhimin e naftën nga rafineria e ARMO.

Importet e naftës shfaqin ne varësi të ciklit të prodhimit vendas, sipas aktivitetit të ARMO-s. Vitin e kaluar rafineria nuk ka punuar pothuajse për 10 muaj rresht. Për rrjedhojë më2018 importet e naftës u rriten me 20% në raport më vitin 2017. Ndërsa rinisja e prodhimit në ARMO ne dy muajt e fundit te 2018 e deri më tani e ka ndikuar më rënie importin, pasi nafta e prodhuar prej saj plotëson disa nga nevojat e konsumit tëbrendshëm.

Këtë vit u shfaq fenomeni i rënies së importit të cigareve. Rënia ishte me2.7 për qind për pesë mujorin duke shënuar nivelin më të ulët të importit të këtij artikulli që nga viti 2016.

Ekspertët nga tregu pohojnë së rënia lidhet me rritjen e akcizës për cigaret në paketën fiskale të 2019.Importuesit morën furnizimeve të larta gjatë dhjetorit për shmangur taksat e larta pas janarit 2019. Për rrjedhojë ata kanë limituarimportet gjatë këtij viti. Ky është një fenomen i përsëritur pasi pas çdo rritje akcize në këtë artikull, rriten manipulimet me furnizimet për të shmangur taksat.

Karburantet dhe cigaret janë furnizuesit kryesore të të ardhurave nga doganat. Sipas të dhënave zyrtare të ardhurat nga këto artikuj zunë 43 për qind të totalit të ardhurave doganore. Prandaj rënia e importeve të tyre i ndikon negativisht të ardhurat buxhetore.

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, në tremujorin e parë të vitit u arkëtuan 7.3 miliardë lekë ngaimportet e karburanteve dhe 4.6 miliardë lekë nga importet e cigareve. Të ardhurat nga zhdoganimi i naftës zunë 20.7 për qind të totalit të të ardhurave doganore, ndërsa arkëtimet nga cigaret, 13.1 për qind të totalit.

Gjithashtu doganat kanë arkëtuar rreth 1.7 miliardë lekë nga akciza që u pagua nga karburanti i prodhuar në vend./MONITOR

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...