Google rrit mundësitë për fshirjen e të dhënave personale

Premte, 28 June 2019 09:14

Gjiganti amerikan i teknologjisë “Google” do t’u ofrojë përdoruesve një mundësi të re për të fshirë automatikisht të dhënat për historinë e vendndodhjes dhe aktivitetet online në një periudhë shumë të shkurtër kohore.

Portali që i kushtohet teknologjisë “The Verge” publikoi se “Google” përgatit lançimin e një opsioni të ri, i cili do t’ju mundësojë përdoruesve fshirje automatike për të dhënat të vendndodhjes dhe aktiviteteve.

Siç u bë më herët e ditur nga “Google”, kompania i kushton rëndësi të madhe ofrimit të sa më shumë opsioneve përdoruesve për menaxhimin e të dhënave të tyre.

Përdoruesit e “Google” do të jenë në gjendje që në “cilësimet” të fshijnë historinë e vendndodhjes së tyre dhe informacionet e aktivitetit në internetit në çdo kohë.

Përveç kësaj, përdoruesit do të jenë në gjendje të kërkojnë fshirjen automatike të të dhënave të tyre në periudhën e përcaktuar nga sistemi, e cila sipas informacioneve aktuale është një periudhë prej tre deri në 18 muaj.

Në rast se përdoruesit nuk kërkojnë fshirjen e të dhënave për një periudhë të caktuar kohore, ato do të ruhen deri në 18 muaj dhe të gjitha të dhënat më të vjetra se ato do të fshihen automatikisht.

Pritet që opsioni i ri i “Google” të jetë në dispozicion në javët e ardhshme në platformat “Android” dhe “IOS”. (Atsh)

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...