Raporti/ Produktet e rrezikshme jo ushqimore që rrezikojnë jetën e fëmijëve tuaj

Tuesday, 17 Prill 2018 09:20

Dyzet e dy produkte të identifikuara në tregjet e vendeve të ndryshme të BE-së janë një rrezik për shëndetin dhe sigurinë e konsumatorëve, ka njoftuar sistemi paralajmërues “RAPEX” (Rapid Alert System for dangerous non-food products).

Këto produkte, figurojnë edhe në tregun shqiptar dhe kërcënojnë drejtpërsëdrejti shëndetin dhe sigurinë e konsumatorëve, veçanërisht të fëmijëve.

Produktet e pasigurta me burim Kinën, vitin e kaluar kanë pasur një normë 52.4 për qind në mesin e të gjithë produkteve të dëmshme në vendet e Bashkimit Evropian.

Sistemi paralajmërues “RAPEX”, i cili kryen detyrën si “sistemi i komunikimit të produkteve të rrezikshme jo ushqimore” mes vendeve të BE-së ka publikuar raportin e tij për vitin 2017.

Sipas raportit, nga të gjitha njoftimet për produktet e pasigurta për vitin e kaluar 53 për qind e tyre e kanë përbërë produktet prodhim nga Kina dhe Hong Kongu, ndërsa 26 për qind prodhim nga vendet e BE-së.

Numri i “produkteve të rrezikshme” në BE është rritur me 8 për qind në krahasim me një vit më parë duke arritur në shifrën 2.201, ndërkohë që numri për produktet me origjinë nga Kina është regjistruar të jetë 1.155 si dhe për produktet prodhim evropian në 413, shkruan AA.

Ndër të tjera theksohet se 29 për qind të produkteve të rrezikshme e përbëjnë lodrat, 20 për qind mjetet motorike dhe 12 për qind produktet e tekstilit. Po ashtu bëhet e ditur se 29 për qind të produkteve të pasigurta kanë mundësinë të shkaktojnë lëndime, dhe 22 për qind e tyre reaksione kimike.

Më poshtë gjeni një listë të produkteve të rrezikshme që mund të jenë edhe në tregun shqiptar. /BalkanWeb/

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...