Komuniteti rom dhe egjiptian në protestë për dritat

Premte, 19 July 2019 17:28

"I them Ramës të më lidhë dritat se nuk kam. Jam fukareshë."

Prej 17 vitesh Dilja nuk ka energji elektrike në banesë. Është kryefamiljare dhe shtatë fëmijët e saj kanë lindur dhe janë rritur në terr.

Protestuese: "Nuk mundem ti paguaj dritat dhe të bëj kontratën se nuk kam lekë, me një përkrahje që marr 65 mijë lekë nuk më del."

Ajo vjen nga qyteti i Cërrikut për të protestuar në Tiranë përkrahë anëtarëve të komunitetit rom dhe egjiptian nga Berati, Korça, Fieri dhe Elbasani.

Energjinë elektrike nuk ka mundësi ta paguaj ndaj kërkon lehtësi nga shteti.

Protestuese: "Gjithçka e bëj me qiri. Vendin e shtroj me qiri, gjellën e bëj me qiri dhe bukën e ha me qiri."

Protestuesit thonë se ndihen të diskriminuar dhe jetojnë në kushte të mjerueshme. Përveç dritave probleme kanë me strehimin dhe papunësinë.

Protestuese: "Skam shtëpi, vetëm një kasolle me mushama."

Aktivistët e komunitetit rom thonë se ligji i vitit 2015 “ Për sektorin e energjisë elektrike” që u kompenson 210 kë familjeve në nevojë nuk zbatohet për shkak të mosmiratimit të një VKM-je.

Aktiviste: "Nuk kërkojmë energji falas, nuk kërkojnë tu falen debitë por shteti ofron skema mbështetëse. 210 kë falas për çdo familje të varfër nuk i kushton asgjë këtij shteti."

Për këtë çështje është ndërmarrë edhe një peticion, i firmosur nga 2 500 persona dhe që është dorëzuar në Kryeministri.

Modifikuar më Premte, 19 July 2019 17:32
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...