Bizneset në vështirësi, aftësia e paguese e kredimarrësve është përkeqësuar

Hënë, 22 July 2019 08:17

Bizneset po ushtrojnë aktivitetin në një ambient të vështirë këtë vit për shkak të paqartësive që po vijnë nga zhvillimet poltike në vend dhe nga sinjalet jo fort të mira për rritjen ekonomike të vendit sipas pritshmërive.

Për këtë arsye aftësia paguese e bizneseve në vend  është përkeqësuar në tremujorin e dytë të vitit sipas një vrojtimi që Banka e Shqipërisë ka bërë me bankat tregtare në vend për ecurinë e kushteve të kreditimit.

Bankat janë përgjigjur se bizneset kishin raportuar për përkeqësim të bilanceve të tyre dhe për rrjedhojë edhe të aftësisë paguese. Kjo gjendje e e biznesit ka detyruar bankat që ti shtrëngojnë më tej kushtet e kreditimit.

Bankat kanë raportuar se kushtet dhe termat e përgjithshëm mbi kreditë e reja akorduar bizneseve u shtrënguan disi nga një tremujor më parë. Shtrëngimi i lehtë i kushteve dhe termave të kreditimit për bizneset u arrit nëpërmjet aplikimit të marzheve disi më të larta mbi kreditë me rrezik.

Për këtë arsye bankat janë shprehur se kanë reduktuar madhësinë e kredisë dhe kanë rritur kushtëzimet në marrëveshjet e kredisë për bizneset.

Biznesët janë përfshirë në një periudhë pesimizmi e relfektuar edhe në treguesin e besimit. Kriza politike që po zgjat prej muajsh dhe nuk duket se po shkon drejt zgjidhjes, përkundrazi sa vjen e komplikohet, ka dhënë ndikim negativ dhe në pritshmëritë e bizneseve dhe konsumatorëve. Banka e Shqipërisë njoftoi se treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE) ra me 0.7 pikë gjatë tremujorit të dytë të vitit 2019.

Vetëm sektori i shërbimeve për shkak të turizmit është disi më optimist, po sektorët e industrisë, ndërtimit, tregtisë dhe konsumatorët kanë rritur nivelin e pesimizmit dhe për rrjedhojë kanë analuar planet e invetsimit dhe konsumit.

Bankat raportuan se bizneset kanë ulur me 15% kërkesën për huanë me qëllim investimi, ndërkohë që për ato të përdorura në financimin e nevojave për likuiditet, kërkesa u perceptua më e lartë. Parë në prizmin e madhësisë së biznesit, rënia më e theksuar e kërkesës për kredi u vlerësua nga ana e bizneseve të mëdha.

Nga ana tjetër ekonomia ka tkurrur ndjeshëm ritmet e rritjes në tremujorin e parë të këtij viti, duke u rritur me vetëm 2.21 në tremujorin e parë të këtij viti, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, deklaroi sot iNSTAT. Kjo është rritja më e ulët që nga tremujori i dytë 2015 dhe gati sa gjysma e performancës prej 4% të vitit 2018./monitor/

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...