Aksident në Shijakt, humbin jetën dy shoferë

E Enjte, 10 October 2019 17:01

Dy shoferë kanë humbur jetën si pasojë e përplasjes së makinave të tyre në Shijak, në zonën e Hardhishtes.

Policia informon se aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:00, ndërsa viktimat janë M.T., 44 vjeç, banues në Durrës dhe N.H., 41 vjeç.

“Më datë 10.10.2019, rreth orës 16:00, në Hardhishtë, Shijak automjeti tip Benz me drejtues shtetasin M.T., 44 vjeç, banues në Durrës është përplasur me një automjet tjetër tip Benz me drejtues shtetasin N.H., 41 vjeç.  Për pasojë, kanë ndërruar jetë të dy drejtuesit e mjeteve”- njofton policia.

“44-vjeçari me iniciale M.T. është nxjerrë me shumë vështirësi i vdekur nga makina, ndërsa 41-vjeçari ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të Durrësit. Dyshohet se automjetet të kenë qenë me shpejtësi të lartë dhe njëri prej mjeteve ka humbur drejtimin dhe është përplasur me tjetrin”, - raporton nga Durrësi, gazetari Leonidha Musaj.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të saj.

Modifikuar më E Enjte, 10 October 2019 18:45
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...