Nga 1 janari, deklarim e tatim edhe për ata që bëjnë 2-3 punë dhe kanë të ardhura më pak se 2 mln

E mërkurë, 13 November 2019 12:42

Aktualisht në Shqipëri,ata që kanë të ardhura vjetore më pak se 2 milion lekë nuk kanë detyrimin që të bëjnë deklarimin vjetor të të ardhurave. Por duke nisur nga 1 janari, kjo dispozitë nuk do të aplikohet për individët që janë të punësuar në më shumë se një punëmarrës,pra që bëjnë dy apo tre punë, raporton Scan.

“Sikurse rezulton aktualisht, p.sh. individët e dy apo trepunësuar me paga nën 30 000 lekë nuk janë subjekt i tatimit mbi të ardhurat personale, pasi të ardhurat nga punësimi deri në 30 000 lekë nuk tatohen. Ndërkohë të ardhurat totale reale të tyre duke qenë se janë nga disa burime janë mbi këtë nivel. Për të pasur trajtim të njëjtë tatimor ndërmjet individëve që i sigurojnë të njëjtën vlerë të ardhurash nga disa burime punësimi me ata që i sigurojnë vetëm nga një burim punësimi, propozohet që të jenë objekte të tatimit mbi të ardhurat nga punësimi të dyja kategoritë e individëve, duke dorëzuar deklaratë individuale vjetore të ardhurash edhe nëse realizimi i të ardhurave individuale vjetore është më i vogël se 2 milionë lekë”, shkruhet në relacionin e projektligjit.

 

Referuar të dhënave, numri i individëve që kanë bëjnë deklarata individuale vjetore të të ardhurave për vitin 2018 është 9 615, ndërkohë që numri i punëmarrësve që janë të punësuar në më shumë se një vend pune për vitin 2018 është 31 737 dhe për 9-mujorin e vitit 2019 është 35 558.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...