×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë vlerësim pozitiv për rekomandimin për hapjen e negociatave për anëtarësimin në BE

E mërkurë, 18 Prill 2018 16:23

Rekomandimi për hapjen e negociatave për anëtarësimin  në Bashkimin Evropian është vlerësuar si një lajm i rëndësishëm për sipërmarrjen shqiptare nga dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Qarkut Tiranë. “Ky lajm për rekomandimin e hapjes së negociatave vjen në një kohë të rëndësishme për sipërmarrjen, kur ajo tashmë është konsoliduar në tregun shqiptar dhe ka kapërcyer kufijtë e saj, çelja e negociatave do të thotë një angazhim më i rëndësishëm për ne.

Rekomandimi për hapjen e negociatave është një sinjal i rëndësishëm politik për Shqipërinë dhe qytetarët e saj, që tregon se vendi po ecën në mënyrë të suksesshme drejt fazës tjetër të procesit të integrimit evropian.

Rekomandimi për hapjen e negociatave për anëtarësimin në BE e ngre marrëdhënien mes Shqipërisë dhe BE-së në një nivel më të lartë, duke shprehur vlerësimin dhe njohjen nga 28 vendet anëtare, për progresin e bërë në reformat prioritare.”

Sipas dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë ky rekomdim është shumë pozitiv për ekonominë e vendit pasi mund të sjellë investime të huaja gjë që do e rriste shumë mirëqënien e vendit. “Nga perspektiva ekonomike, rekomandimi për hapjen e negociatave është një sinjal pozitiv për investimet e huaja dhe për sigurinë e investimeve vendore si dhe vendosjen e partneriteteve të reja ndërmjet sipërmarrjes vendase dhe të huaj.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë rezervon të drejtën të bëjë një thirrje të hapur për të gjithë klasën politike shqiptare, që duke shfrytëzuar këtë moment të rëndësishëm për vendin tonë të shkojmë drejt një pakti kombëtar në shërbim të qytetarëve dhe sipërmarrjes private. Është domosdoshmëri hartimi i një politike kombëtare të zhvillimit e ekonomik, përcaktimi i sektorëve prioritarë të ekonomisë shqiptare, në mënyrë që të orientohen qartësisht dhe drejt, sipërmarrjet vendore dhe të huaja se ku duhet të fokusohen investimet e tyre që gjenerojnë stabilitet ekonomik, rritje ekonomike, rritje të punësimit si dhe rritje të mirëqenies së qytetarëve shqiptare.

Është momenti më i mirë për klasën politike shqiptare që ky akord për zhvillimin dhe stabilitetin ekonomik të jetë një faqe e re e qasjes dhe komunikimit, e dialogut dhe debatit.

Sipërmarrja private duhet të jetë pjesë e rëndësishme e procesit të negociatave. Nga ana tjetër qeveria duhet të marrë masat urgjente për përgatitjen dhe lancimin e ekspertëve dhe trajnimin e tyre, të cilët do të jenë pjesë e ekspertizës në negocimin e kapitujve në mënyrë që të ruhen fort interesat kombëtare në përputhje me potencialet dhe resurset që ka vendi ynë.

Në këtë linjë do të kërkonim sa më parë përcaktimin e negociatorëve dhe përfshirjen e sipërmarrjes në këtë proces, pasi gjykojmë se kjo tashmë është faza më e rëndësishme për vendin tonë.

I bëjmë thirrje dhe një herë klasës politike shqiptare të jetë e kujdesshme në këtë fazë të rëndësishme për ne dhe të përfshijnë biznesin në këtë proces me të gjithë kapacitetet që tashmë janë krijuar.” shkruhet në njoftimin e dhomës së Tregëtisë dhe Industrisë në Tiranë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...