Veliaj sfidon dyqanet e "Fast Food"-eve, të tjera kioska po mbijnë si kërpudha pas shiut

E mërkurë, 18 Prill 2018 19:39

“Pastroi” rrugët e kryeqytetit nga shitësit ambulantë me anë të Policisë Bashkiake dhe ngriti bizneset e “miqve” të tij, kjo është akuza që i është bërë që prej qershorit të vitit të kaluar kryetarit të bashkisë, Erion Veliaj.

Ndërkohë prej fillimit të këtij viti janë shtuar në masë kioskat në Tiranë, të cilat kanë zëvendësuar shitësit e vegjël ambulantë duke i hedhur në mes të katër rrugëve.

Një tjetër kjoskë ka mbirë si kërpullë pas shiut në një nga zonat më atraktive të kryeqytetit.

Ajo është vendosur në hyrje të “Parkur Rinia”. Nga fotoja shohim se kryebashkiaku Erion Veliaj ka vendosur që të hapë kioska me produkte ushqimore në sheshet kryesore të qytetit, duke sfiduar bizneset e shumë qytetarëve që kanë kioska të ngjashme apo dyqane të vogla.

Pas atyre kioskave ku shiten ujë, lëngje dhe disa produkte të tjera konsumi, të cilat Veliaj ia ka dhënë një kompanie private, së fundmi po monton edhe kioska me produkte ‘fast food’-i.

Modifikuar më Tuesday, 24 Prill 2018 20:24
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...