×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

EUROSTAT/ Vetëm 5% e azilkërkuesve shqiptarë u pranuan

E Enjte, 19 Prill 2018 13:54

Ndonëse jemi të listuar në vendet me numër të lartë azilkërkuesish, vetëm 5% e vendimeve që merren nga shtetet anëtare janë pozitive. Në Eurostat janë publikuar sot të dhënat për azilkërkuesit që iu është siguruar mbrojtja në vitin 2017.

Në vitin 2017-n, mbi 22 mijë shqiptarë kërkuan azil për herë të parë në një nga shtetet e BE-së, duke u renditur të shtatët pas azilkërkuesve që iu largohen konflikteve dhe luftës. Por sipas të dhënave të Bashkimit Europian, vetëm 5% e vendimeve mbi këto aplikime kanë qenë pozitive.

Shanset që azilkërkuesve shqiptarë t’iu sigurohet mbrojtja në një nga vendet anëtare janë të ulëta, duke qenë se Shqipëria është një vend që synon të integrohet në Bashkimin Europian dhe nuk është i përfshirë nga konfliktet.

Shkalla e pranimit ndryshon midis shtetësive
Shkalla e njohjes, pra pjesa e vendimeve pozitive në numrin e përgjithshëm të vendimeve, ishte 46% për vendimet e shkallës së parë në BE.

Rezultatet e vendimeve mbi aplikimet për azil ndryshojnë midis vendeve të shtetësisë së aplikantëve për azil.

Në mesin e njëzet shteteve kryesore të aplikantëve për azil, në të cilat vendimet u morën në shkallën e parë në vitin 2017, normat e njohjes në BE shkonin nga rreth 5% për qytetarët e shqiptarë në 94% për Sirinë dhe 92% për Eritrean (shih grafikun më poshtë).

Sigurimi i mbrojtjes nga BE
28 vendet anëtare të Bashkimit Europian siguruan mbrojtje për 538 mijë azilkërkues në 2017-n, me një rënie prej 25% krahasuar me 2016-n. Gjithashtu vendet anëtare pranuan rreth 24 mijë refugjatë të shpërngulur nga vendet e tjera.

Grupi që përfitoi mbështetje më të madhe nga BE-ja në 2017-n mbeten sirianët (175.8 mijë persona apo 33% e numrit total të personave që iu sigurua mbrojtje, të dytët ishin afganët me rreth 100.7 mijë refugjatë apo 19% e totalit dhe irakianët me 64 mijë apo 12% e totalit.

Numri i vendimeve pozitive për t’u garantuar azilkërkuesve sirianë mbrojtje në një nga shtetet e BE-së ka rënë në krahasim me një vit më parë (% e sirianëve që iu ishte garantuar mbrojtje ishte 54). Rreth 70% e tyre e përfituan mbrojtjen në Gjermani. Të dhënat janë publikuar nga EUROSTAT.

Normat e njohjes në shkallën e parë për njëzet shtetësi me numrin më të lartë
të vendimeve të Shkallës së Parë në BE, 2017 (%)./monitor

statistikas

Modifikuar më E Enjte, 19 Prill 2018 14:02
Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...