×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Mësoni zhvillimin e monedhës Bitcoin që prej daljes së versionit të parë

E Enjte, 19 Prill 2018 18:35

Sa po rritet zhvillimi teknologjik i Bitcoin? Sa lloje të reja të Bitcoin kanë lindur prej daljes së versionit të parë?

Specialistët e sigurisë së teknologjisë informative dhe mbrojtjes së kriptovalutave, shpjegojnë se si dhe sa valuta të tjera kanë lindur pas Bitcoinit. Bitcoin ashtu si edhe kriptovalutat tjera gjendet në një proces të pandalshëm të zhvillimit tyë teknologjisë.

Koncepti i bitcoinit si kriptovalutës së parë, ashtu edhe të gjitha të tjerave është i bazuar në platformën e kodit të hapur të programimit. Kodi i hapur apo publik, nënkupton se është i qasshëm nga të gjithë dhe se secili mund ta modifikojë tutje sipas nevojave të tij,

i Gjithë kodi programues për Bitcoin mund të gjendet në platformën zhvilluese GitHub, ashtu si edhe kodi programues për të gjitha kriptovalutat tjera.

Secili prej nesh mund të e marrë kodin programues në GitHub, dhe pastaj të bëjë ndryshimet programuese dhe kështu të krijojë kriptovalutën e tij,

Krijimi i një versioni të ri të kodit të hapur me modifikimin e kodit të vjetër quhet Forking  ( nga anglishtja: Fork – piru, piruri). Kjo shprehje tashmë përdoret në çdo gjuhë, dhe ën kuptim të kriptovalutave, do të thotë krimi i një valute të re. Për të lehtësuar që me krijimin e kriptovalutave të reja të merren edhe përdoruesit që nuk kanë njohuri në programim, ekzistojnë softëare që ndihmojnë në këtë punë.

Një ndër më të njohurit është Forkgen, i cili me pak mund nga ana e jonë në mënyrë automatike e krijon kriptovalutën e re.

Teknologjikisht, krijimi është relativisht i thjeshtë, por pjesa tjetër e promovimit të një kriptovalute të re kërkon aftësi dhe ndërmarrësi biznesore.

Forking mund të ndahet në dy pjesë kategori të reja bazë edhe Hard Forking (të fortë), dhe në Soft Forking (të butë).

Hard Forking e ndan kri një kriptovalute nga e cila lind një valutë e re digjitale, dhe kështu vazhdojnë të ekzistojnë dy kriptovaluta të ndara.

Te Soft Forking, kriptovaluta e re i merre funksionet e të vjetrës dhe ‘Blockchani” dhe pastaj pushon ‘Blockchaini’.

Pra te Soft Forking kemi të bëjmë më shumë me një modifikim të kriptovalutës.

Nga Bitcoin deri tani kanë lindur mbi gati 70 kriptovaluta. Disa prej valutave që kanë lindur nga versioni i parë janë: Bitcoin Cash (SCH), Bitcoin Gold (BTG), BitCore (BTX), Bitcoin Private (BTCP), Bitcoin Diamond (BCD), Super Bitcoin (SBTC), BitcoinX (BCX), CLAMs (CLAM), Segëit2X (B2X) dhe shumë të tjera.

Disa nga derivatet e Bitcoin janë të suksesshëm, por shumica nuk ka arritur të shndërrohet në mjet pagese, Nga 69 derivate ët Bitcoin, vetëm 10 përdoren në tregtim. Pas lancimit të Bitcoin Cash (BCH), të gjitha versionet tjera kishin karakteristika më të këqija. 

aaa2345

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...