×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Shqipëria me të ardhurat më të ulëta në Europë, por me borxhin më të lartë

Tuesday, 24 Prill 2018 11:37

Shqipëria ka rendimentin për mbledhjen e të ardhurave më të ulëtin në Europë, por kjo nuk e ka penguar që të rrisë vazhdimisht borxhin publik, në nivelin më të lartë në rajon, por edhe ndër kryesuesit në Europë. Edhe planet për uljen e borxhit janë shtyrë vazhdimisht në kohë.
Të ardhurat që u mblodhën në në buxhet në vitin 2017 ishin sa 27% e prodhimit të brendshëm bruto (27.7%, duke përfshirë edhe ndihmën), sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave. Ndonëse në rritje në raport me vitet e kaluara, ato mbeten më të ulëtat në Europë dhe shumë më poshtë sesa mesatarja e rajonit (me përjashtim të Kosovës, që është një shtet relativisht i ri).
Nivelin më të lartë të të ardhurave në rajon, sipas të dhënave nga pasqyra ekonomike globale e FMN e kanë Serbia, Bosnja dhe Mali i Zi që mbledhin mes 42-44% të prodhimit të brendshëm bruto. Maqedonia i ka ulur ndjeshëm të hyrat buxhetore, në rreth 28.3% të PBB-së, nga mbi 32% që i kishte disa vite më parë, si rrjedhojë e uljes së taksave.
Në krahasim me rajonin, Shqipëria ka dhe nivelin më të lartë të taksave (TVSH, tatim fitimin, sigurimet shoqërore), së bashku me Serbinë, por kjo e fundit ka rendimentin shumë më të larta sesa ne.
Mesatarja e Bashkimit Europian, sipas të dhënave të fundit të Eurostat është rreth 45%, ku kryesojnë Suedia, Belgjika, Danimarka, Finlanda, Franca, që mbledhin të ardhura më shumë sesa gjysma e asaj që prodhon ekonomia në një vit.

Pak të ardhura dhe shumë borxh

Shqipëria në vitin 2017 kishte nivelin më të lartë të borxhit publik në rajon, me rreth 71.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, sipas burimeve zyrtare të financave. Serbia, që ka qenë në nivele të ngjashme me ne, ka arritur ta ulë këtë tregues në 61.5% të PBB-së për një periudhë të shkurtër kohore. Fqinjët e tjerë kanë një ngarkesë shumë të ulët borxhi ndaj PBB-së, Maqedonia prej 39%, Bosnja 30%, Mali i Zi 63%. Kosova, që ka të ardhura pak më të ulëta sesa ne, ka një borxh minimal prej vetëm 17% të PBB-së.
Shqipëria ka marrë vazhdimisht angazhim për uljen e borxhit, plane që janë shtyrë. Psh në vitin 2015, parashikimi i buxhetit afatnesën ishte që në 2017-n ai të kishte zbritur në 65.6% (nga 71.5 që është fakti) dhe deri në vitin 2018 ai të ishte ulur në 62% të PBB-së, por tashmë plani i rishikuar në rritje është rreth 68%, sipas kuadrit të fundit makroekonomik. http://www.monitor.al/dilema-e-borxhit-a-do-e-nxise-mjaftueshem-ekonomine/

Në Europë ka vende që kanë borxhe më të larta, por me përjashtim të Greqisë, që kaloi krizën e madhe, ato janë shtete shumë më konkurruese se Shqipëria ndaj dhe aftësinë shlyese të detyrimeve e kanë shumë më të lartë.
Gjermania, ekonomia më e fuqishme e Europës e ka ulur ndjeshëm këtë tregues në 64.1% të PBB-së, nga 74.7 në vitin 2014, dhe mbi 80% që e kishte rritur në 2012-n për të nxitur ekonominë e goditur nga kriza globale, sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat.
Greqia, Italia, Portugalia, Belgjika e kanë stokun më të lartë sesa 100% e prodhimit të brendshëm bruto. Mesatarja e Bashkimit Europian është 86.7% e PBB.
Për vendet në zhvillim, një nivel i përshtashëm borxhi konsiderohet në rreth 40-50% të PBB-së, ndërsa për ato në zhvillim në rreth 60-70%. /Monitor/85BB5F8E-2EDA-45DE-AED7-28B5FB740281.jpeg

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...