×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Qeveria, taksë stallave të bagëtive, 4 herë më të lartë se shtëpitë e luksit

Tuesday, 24 Prill 2018 20:05

Qeveria ka marrë vendimin dhe për matjen e taksës së pronës edhe për magazinat bujqësore dhe stallat e bagëtive.

Në vendimin e Këshillit të Ministrave, taksa e këtyre objekteve dhe e pronës do të jetë e njëjtë me ato prona të cilat u sjellin të ardhura pronarëve. Por, kjo taksë do të jetë 4 herë më e lartë se taksa e pronës.

Pas vendosjes së TVSH-së tek biznesi i vogël, qeveria Rama po përgatit ngritjen në protesta të bujqve dhe blegtorëve. Kjo pritet pas miratimit të vendimit të këshillit të ministrave në datën 7 mars të këtij viti dhe është publikuar në fletoren zyrtare, përsa i përket metodologjisë për mbledhjen e taksës së pronës.

Sipas këtij vendimi stallat e lopëve do të paguajnë taksën e pronës 4 herë më tepër se shtëpitë e banimit, sigurisht që përqindja prej 0.2 % për stallat e lopëve është në bazë të çmimeve të referencës për banesat dhe që janë në listën e bashkangjitur vendimit.

Në një përllogaritje të thjeshtë një stallë bagëtish apo magazine bujqësore në zonën e Lushnjës do të përllogaritet kështu:

 Çmimi i referencës është 40 000 lekë m2. Çmimi i stallës për efekt përllogaritje është 30% e ndërtesës. Për një stallë me 70 – 80 lopë duhen 1000 m 2. Kështu vlera e një stalle është 12 mln, lekë. Kështu që vetëm taksa e pronës për stallën do të jetë 24.000 lekë. Ndërsa për një shtëpi me më shumë se 1 kat, përllogaritur me 0.05 % do të paguajë 10. 000 lekë.

Fermerët shprehen se do të jenë të gatshëm të paguajnë këtë taksë, vetëm nëse do të mblidhen taksat e oligarkëve.

Modifikuar më Tuesday, 24 Prill 2018 20:13
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...