Raporti i Bankës / Familjet shqiptare më pak të ardhura, më shumë shpenzime

Premte, 27 Prill 2018 18:23

Banka Shqiptare ka publikuar raportin e Stabilitetit Financiar ku vë në dukje se rreth 28% e familjeve deklarojnë se kanë marrë hua për të bërë pagesa.

Familjet shqiptare kanë fituar më pak dhe kanë shpenzuar më shumë gjatë gjashtë mujorit të dytë të vitit 2017, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë.

Shifra ka mbetur e njëjtë krahasuar me gjashtë mujorin e parë të vitit, por ka pësuar rënie në krahasim me vitin e shkuar.

Bie në sy se në 63% të rasteve, familjet i janë drejtuar burimeve jo formale të huamarrjes, të afërm apo të njohur, ku kanë marre para në dorë, ndërsa vetëm 37% e tyre kanë marrë kredi.

Sipas Bankës së Shqipërisë, qëllim kryesor i marrjes së huasë mbetet konsumi në 42% të rasteve, blerja apo riparimi i pronës në 26% të tyre dhe në 12% të rasteve zhvillimi i biznesit.

Në 92% të rasteve monedha e tërhequr rezulton në lekë dhe vetëm në 8% të tyre euro.

Shumica e familjeve huamarrëse kanë deklaruar se aftësia e tyre paguese nuk ka ndryshuar gjatë periudhës kur është kryer vrojtimi, ndërsa pjesa tjetër flasin për përkeqësim.

Banka e Shqipërisë vëren një prirje të lehtë rritëse të mundësisë për të marrë hua gjatë pjesës së parë të vitit 2018.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...